Këshillues Klienti - Neptun Shkodër
- Shkoder
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sherbim Klienti
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Shkodër
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
Detyrat:
- Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë;
- Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
- Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
- Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
- Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
- Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
- Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
- Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve.
- Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
- Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
- I sjellshëm dhe me vetëbesim;
- I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
- Te jete kreativ
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al ose në numrin e kontaktit +355689000089 (WhatsApp)
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale''.
Apply WhatsApp