Kërkojmë të punësojmë në degët tona në Tiranë, Durrës dhe Elbasan: Këshillues për Individë
- Shqiperi
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.
Ne kërkojmë të punësojmë në degët tona në Tiranë, Durrës dhe Elbasan:
Këshillues për Individë
Përgjegjësitë tuaja kryesore:
- Ofron një shërbim cilësor në përputhje me procedurat e bankës, nëpërmjet identifikimit dhe analizimit të nevojave të klientit dhe përkthimit në shitje të produkteve.
- Gjeneron kërkesë të re dhe realizon targetin e vendosur nga supervizori dhe Institucioni.
- Hapja e aplikimeve të Kredisë/ Overdraftit/ Kartës së Kreditit, sigurimi i marrjes së dokumentave të nevojshme dhe plotësimit të saktë të dosjes së klientit.
- Bën analizën financiare, vlerëson dhe merr vendim në lidhje me ekspozimin e klientëve individë për shumat e kredive në tavolinë.
- Monitoron rastet në portofol dhe manaxhon klientët problematikë bashkë me strukturat e tjera të Institucionit.
- Monitoron përdorimin e produkteve dhe përfitueshmërinë e klientëve në portofolin e tij/saj.
- Merr pjesë në aktivitetet promovuese të organizuara nga banka.
- Merr pjesë në komitetin e kredisë në degë.
- Diplomë Universitare në Ekonomik.
- Aftësi shumë të mira negociuese dhe analitike.
- Eksperiencë në fushën e kredidhënies
- Aftësi të mira ndikuese dhe komunikuese,organizative dhe ndërpersonale.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Njohuri kompjuterike.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 3 mars 2011, në adresën e e-mailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al
Apply