• Kërkojmë ASISTENT/E SHITJE për SINSAY - Kamëz

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
XrGoLuD.png


📢 Zgjidhni një Karrierë Ndërkombëtare me LPP S.A – Pjesë e Një Ekipi Global!


LPP S.A është një nga kompanitë më të mëdha të modës në Europë, me 30+ vite histori, 5 marka të fuqishme (Reserved, Mohito, Cropp, House, Sinsay), mbi 2,847 dyqane në më shumë se 40 vende, dhe një ekip prej 73,800 profesionistësh që formësojnë përditë përvojën e miliona klientëve.

LPP po ndërton praninë e saj në Shqipëri, duke hapur mundësi të reja për talente që duan të rriten, të udhëheqin dhe të bëhen pjesë e një kulture moderne, dinamike dhe me standarde evropiane.

Në LPP, kjo kulturë ndërtohet përditë nga vlerat tona FAST, të cilat na drejtojnë në gjithçka që bëjmë: punojmë me Zjarr (Fire) dhe pasion, veprojmë me Ambicie (Ambition) dhe vendosmëri, synojmë Suksesin (Success) përmes rezultateve të matshme dhe kultivojmë Besimin (Trust) në çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin. Nëse këto vlera të përfaqësojnë, atëherë mënyra jonë e punës është edhe e jotja.

🔍SALES ASSISTANT for SINSAY
📍 Vendndodhja: Kamëz

Marka SINSAY është e para që hapet në tregun Shqiptar dhe LPP ALBANIA është në kërkim të SALES ASSISTANT/ASISTENT/E SHITJEJE për dyqanet tona në Fresk - Tiranë, për tu bashkuar me ekipin tonë!

📝Përgjegjësitë:
  • Angazhohet aktivisht në shitje dhe prezantimin e produkteve, duke siguruar kënaqësinë e klientëve.
  • Kujdeset për cilësinë e produkteve, pranon mallrat dhe i pozicionon sipas standarteve të kompanisë.
  • Kontrollon etiketat, çmimet dhe mbron produktet nga vjedhjet.
  • Pjesëmarrës në kontrollin e inventarit dhe siguron pastërtinë dhe sigurinë e dyqanit.
  • Përdor kasën dhe përpunon pagesat, duke siguruar bilancin e kasës.
  • Respekton procedurat dhe standardet e kompanisë dhe kryen detyra të tjera sipas kërkesës..
📋Pritshmëritë tona:
  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Përvojë e mëparshme në një rol të ngjashëm në retail ose industrinë e tekstileve.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe trajtimin e klientëve.
  • Aftësi organizative për menaxhimin e detyrave dhe përmbushjen e objektivave.
  • Njohuri bazë në MS Office dhe komunikim i mirë në gjuhën angleze eshte avantazh
🌟Cfarë ju ofrojmë:
  • Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
  • Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
  • Kontratë pune për një kohë të pacaktuar me përfitime shtesë
  • Voucher me produkte për çdo sezon
  • Produktet e Sinsay për çdo sezon
  • Paga konkurruese
  • Mjedisi dinamik të punës
🚀 Si të Aplikoni?

Dërgoni aplikimin/ CV-në tuaj me Subjekt SALES ASSISTANT dhe qytetin ku po aplikoni në recruitmentalbania@lpp.com
Psh: SALES ASSISTANT, Kamëz.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për një intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top