• Kërkohet Oficer Kredie

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Oficer Kredie

Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

Pozicioni i punës: Oficer Kredie
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë

Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Oficer Kredie për institucion financiar jobankar. Qëllimi i këtij pozicioni është rritja dhe menaxhimi i portofolit të kompanisë me klientë duke i ofruar shërbimet e kredidhënies.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë ose në fushë të ngjashme
  • Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve dhe menaxhimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit.
  • Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikimi dhe rritja e portofolit me klientë nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies.
  • Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve të kredidhënies.
  • Ndërveprimi aktiv me klientët dhe përditësimi me nevojat/kërkesat e tyre për financim.
  • Këshillimi i klientëve për t’u ofruar shërbimet/produktet që i përmbushin më shumë e më mirë nevojat/kërkesat e tyre për financim.
  • Vlerësimi i riskut të financimit dhe monitorimi i procesit të shlyerjes së kredisë në përputhje me politikat e kreditimit që ofron institucioni.
Edukimi:

  • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Ekonomi” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Aftësi të tjera ndërpersonale:

  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
  • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • I organizuar, i përgjegjshëm, e i orientuar drejt klientit
  • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
  • Të punojë nën presion.
Përfitimet:

  • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
  • Pagë në nivel konkurues me tregun.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al, përpara datës 31 dhjetor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top