• KËRKOJMË TË PUNËSOJMË ASISTENT/E TË DREJTORIT LIGJOR

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
  2. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
📢 KËRKOJMË TË PUNËSOJMË ASISTENT/E TË DREJTORIT LIGJOR

Për një nga bashkëpunëtorët tanë, jemi në kërkim të një Asistenti/eje të Drejtorit Ligjor, të organizuar, korrekt/e dhe me aftësi të mira komunikimi.

📍 Vendndodhja: Tiranë
🕒 Orari: E Hënë – E Premte, 08:00 – 17:00 | E Shtunë me rotacion deri në orën 12:30
💰 Paga: 1,100 EUR

Detyrat kryesore:
  • Menaxhimi i kalendarit, takimeve dhe korrespondencës së Drejtorit Ligjor;
  • Asistimi në hartimin, përgatitjen dhe rishikimin e dokumenteve dhe kontratave ligjore;
  • Kryerja e kërkimeve ligjore dhe ndjekja e afateve të çështjeve;
  • Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit ligjor dhe konfidencial;
  • Koordinimi me departamente të brendshme dhe firma ligjore të jashtme;
  • Mbështetja në proceset e përputhshmërisë me politikat e brendshme dhe rregulloret;
  • Mbështetja në çështje të qeverisjes korporative.
Kriteret:
  • Diplomë Bachelor në Drejtësi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 2–3 vite eksperiencë në asistencë ligjore, pozicione administrative ose asistencë ekzekutive;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim i disa detyrave njëkohësisht;
  • Komunikim i mirë me shkrim dhe me gojë;
  • Diskrecion dhe korrektësi në trajtimin e informacionit konfidencial;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të mjeteve të kërkimit ligjor përbëjnë avantazh.
📩 Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në: aviola.isufi@ktc.al
📞 Ose të kontaktojnë në numrin: 069 409 3986
 


Apply WhatsApp
Back
Top