• JYSK Albania kërkon të punësojë Magazinier/Punonjës Magazine në dyqanet tona në TEG dhe Kristal Center në Tiranë

fpoDPoT.jpeg


JYSK Albania, kompani e cila si objekt aktiviteti ka tregtinë me pakicë të mobilieve,
pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve të tjerë shtëpiakë
kërkon të punësojë:

Pozicioni: Magazinier/Punonjës Magazine në dyqanet tona në TEG dhe Kristal Center për qytetin e Tiranës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Kujdeset për organizimin e punëve rutionore në Magazinë
• Pranon mallin në asistencë të kolegëve dhe në koordinim nga stafi Menaxhues i Dyqanit
• Numëron mallin në asistencë të kolegëve të cilët përcaktohen nga stafi Menaxhues i Dyqanit
• Shkarkon mallin në asistencë të kolegëve të cilët përcaktohen nga stafi Menaxhues i Dyqanit
• Mirëmban sektoret (Lokacionet) e Magazines
• Përkujdeset dhe mirëmban tavolinën e punës dhe mjetet e punës
• Organizon dhënien e artikujve për konsumatorët
• Monton produkte

Kualifikimet dhe aftësitë:
• Eksperiencë pune (përbën avantazh)
• Të ketë mbaruar shkollën e lartë (jo e domosdoshme)
• Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë
• Të ketë aftësi shumë të mira të komunkimit
• Njohuri bazë të paketës Office

Ofrohet:
• Pagë motivuese
• Kushte shumë të mira pune (2 ditë në javë pushim)
• Mundësi për tu rritur në detyrë brenda kompanisë
• Puna organizohet në 2 turne

Mënyra e aplikimit:Të interesuarit për këtë pozicion mund të dërgojnë cv në adresën e email-it: info@jysk.al
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top