• Jurist-Specialist prokurimesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Juridik | Drejtesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Nje nga kompanite me te medha ne fushen e projekteve te IT eshte ne kerkim te nje: Jurist-Specialist prokurimesh

Detyrat:

  • Ndjek dhe menaxhon procedurat e prokurimeve publike nga shpallja deri në finalizim të kontratës.
  • Përgatit dhe dorëzon dokumentacionin për pjesëmarrje në tendera, në përputhje me kërkesat ligjore.
  • Analizon dokumentet e tenderit dhe identifikon kriteret ligjore dhe teknike për aplikim.
  • Monitoron njoftimet e prokurimeve publike dhe identifikon mundësi të reja për kompani.
  • Harton, rishikon dhe negocion kontrata në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Siguron përputhshmërinë ligjore të të gjitha procedurave dhe dokumentacionit.
  • Koordinon me departamentet e brendshme për mbledhjen e dokumenteve të nevojshme.
  • Ndjek afatet dhe siguron dorëzimin në kohë të aplikimeve dhe dokumenteve.
  • Përfaqëson kompaninë në procedura administrative apo komunikime me autoritetet kontraktore.
  • Ofron këshillim juridik për çështje që lidhen me prokurimet dhe kontratat.

Kërkesat:
  • Diplomë në Drejtësi ose fushë të ngjashme juridike.
  • Përvojë të mëparshme në prokurime publike, tendera ose kontrata.
  • Njohuri të thella mbi legjislacionin e prokurimeve publike.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vlerësimi i dokumentacionit ligjor.
  • Njohuri të mira të procedurave të tenderimit dhe menaxhimit të kontratave.

APLIKONI:
info@jobstation.al
+355 68 555 6791
 


Apply WhatsApp
Back
Top