• Jurist Junior për Kontrata dhe Administrim Zyre

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Juridik | Drejtesi
Jurist Junior për Kontrata dhe Administrim Zyre

SEED Consulting sh.p.k eshte nje kompani e themeluar ne Tirane ne vitin 2014, e cila ofron sherbime konsulence
ne fushen e inxhinierise se infrastruktures se transportit, ne tregun kombetar dhe nderkombetar.
Qe nga data e themelimit te saj, kompania eshte perfshire ne nje numer te konsiderueshem projektesh ne Shqiperi, si
edhe eshte ne partneritet me kompani te rendesishme vendase dhe te huaja.
Kompania jonë është në kërkim të një Juristi Junior, i cili do të mbështesë aktivitetin ligjor të kompanisë, kryesisht në hartimin
dhe administrimin e kontratave me klientë dhe furnitorë, si dhe do të ketë rol aktiv në menaxhimin administrativ të zyrës dhe organizimin e takimeve.
Pozicioni është i përshtatshëm për kandidatë në fillim të karrierës që dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në një ambient dinamik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Hartimi, rishikimi dhe administrimi i kontratave me klientë dhe furnitorë
  • Mbajtja dhe organizimi i dokumentacionit ligjor dhe administrativ
  • Ndjekja e afateve kontraktuale dhe përditësimi i dosjeve përkatëse
  • Menaxhimi dhe administrimi i zyrës (korrespondencë, dokumente, arkivim, plotesimi i nevojave te ndryshme te zyres)
  • Organizimi dhe koordinimi i takimeve dhe komunikimeve të brendshme
  • Mbështetje administrative për drejtuesit e kompanisë sipas nevojës
  • Bashkëpunim me departamente të tjera për çështje ligjore dhe administrative
Aplikantët janë të lutur të paraqesin interesin e tyre për këtë pozicion pune, duke dërguar CV-në emailin: seda.beqaraj@seed-consulting.al

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
1770022410540.png
 


Apply
Back
Top