• Jurist, Departamenti i Regresit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Juridik | Drejtesi
  3. Marketing
  4. Menaxhim Biznesi
  5. Menaxhim strategjik | Drejtues
  6. Sherbim Klienti
  7. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:


Jurist, Departamenti i Regresit

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Ndjek të gjitha çështjet regres në të gjitha rrethet. Kontakton shkaktarin, përpilon kërkesë padi dhe bën gati provat për gjykatë. Jap mendime juridike kur çështjen janë ose jo në kushtet e regresit. Përditëson sistemin e regresit dhe hedhjen e pagesave progresive në sistem. Hedhjen e të dhënave të dosjeve Fond Kompesimi në sistemin e regresit dhe përditsimin e të dhënave. Përditëson sistemin e dëmeve për praktikat me regres. Ngarkon në sistem dokumentacionin e regresit marreveshjen kur pala pranon detyrimi dhe është zgjidhur me marreveshje/ kërkesë padi/vendim gjykate kur vendimi ka marrë formë të prerë. Mban rregjistrat e çështjeve në përmbarim si dhe kontakte me përmbarues. Merr pjesë në ekzekutim në terren me përmbaruesit. Ndjek të gjitha çështjet gjyqësore ku shoqëria është palë e tretë dhe palë e paditur është OSHEE sh.a . Përpilon kontratat dhe relacionet për zgjidhjen e çështjeve regres. Kur pala pranon detyrimin që ta shlyejë atë me marrëveshje përpilon marrëveshjen dhe ndjek pagesën total /apo kur është me këste. Ndjekja e proceseve gjyqësore ku shoqëria apo BSHS është palë paditëse (regres), apo person i tretë.
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
  1. Të jenë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit.
  2. Të kenë njohuri mbi Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
  3. Preferohen me eksperienca në vlerësimin e trajtimin e dëmeve motorrike.
  4. Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë.
  5. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
  6. Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  7. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik. Të interesuarit, brenda datës 08.10.2025 të dorezojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top