Junior Planning Engineer | Balfin Development
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Junior Planning Engineer
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e funksioneve të planifikimit, monitorimit dhe raportimit në shumë projekte brenda organizatës. Asiston në draftimin e procedurave dhe template-ve të standartizuara dhe monitorim e standarteve të manaxhimit dhe raportimit të projekteve.
Përgjegjësitë kryesore:
Planifikimi i projektit:

- Ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e planeve të projekteve të ndryshme nën PMO duke përdorur softuerin e menaxhimit të projektit (p.sh., ZOHO Project Management, MS Project ose ekuivalent), duke përfshirë Projektet e Transformimit Digjital;
- Zbërthen planet e projekteve të nivelit të lartë në plan të detajuara të punës, duke siguruar që të gjitha detyrat të identifikohen dhe gjurmohen;
- Mbledhja e të dhënave dhe gjurmimi i performancës:
- Mbledh të dhëna për progresin nga ekipe dhe departamente të ndryshme të projektit;
- Monitoron performancën e projekteve të Transformimit Digjital, duke matur në bazë të planeve bazë dhe nënvizon variancat;
- Gjurmon treguesit kryesorë të performancës (KPI) të tilla si progresi i projektit, respektimi i planit dhe arritjet;
- Shpërndarja dhe optimizimi i burimeve:
- Ofron mbështetje në monitorimin e alokimit të burimeve;
- Përpunon dhe administron evidencën e shpërndarjes për stafin sipas Departamenteve, Programeve dhe Projekteve specifike;
- Ndihmon në identifikimin e pengesave të burimeve dhe propozon ndryshime;
Raportimi:
- Përgatit raporte dhe prezantime mbi planifikimin dhe performancën e projektit;
- Ndihmon në përgatitjen e prezantimeve për takimet e rishikimit të projekteve;
- Përgatit raporte dhe analiza statistikore të inputeve teknike;
Përmirësimi i procesit:
- Kontribuon në iniciativat e përmirësimit të vazhdueshëm brenda njësisë, duke ndihmuar në thjeshtimin e proceseve të planifikimit dhe raportimit;
- Identifikon fushat ku metodologjitë dhe mjetet e planifikimit mund të optimizohen për të përmirësuar performancën e përgjithshme të projektit;
Pajtueshmëria dhe dokumentacioni:
- Mban dokumentacion të saktë të ndryshimeve të planifikimit, miratimeve dhe rezultateve të projektit;
- Ndihmon në përditësimin e standardeve të planifikimit, templateve dhe praktikave më të mira të PMO-së.
Edukimi: Diplomë Bachelor në Inxhinieri, Menaxhim Projektesh ose Analizë Biznesi
Kërkesat:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 vite në industrinë e ndërtimit dhe/ose zhvillimin e pasurive të paluajtshme;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-365, MS-VISIO, MS-PROJECT (ose aplikacione të ngjashme për Manaxhimin e Projekteve) etj.;
- E preferueshme, njohja e proceseve dhe procedurave të Ciklit të Zbatimit të Projekteve;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...18/Junior-Planning-Engineer?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 05/11/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp