• Junior Marketing Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Marketing Social Media | ADS | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025, është Shoqëria e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të ngritur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe shërbimit të klientit, ne kemi rimodeluar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore alternative. Fashion Group Albania është e pranishme në qendrat më të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke menaxhuar një portofol prej 10 markash të famshme, ndër të cilat Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret dhe Aldo. Sot, ne operojmë me 17 dyqane fizike dhe përmes një përvoje online në platformën tonë, www.fga.al.

Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.

Pozicioni i punës: Junior Marketing Specialist
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Pranë TEG, Tiranë

Përmbledhja e pozicionit:

Junior Marketing Specialist
zbaton strategjitë e marketingut të kompanisë, krijon dhe menaxhon përmbajtje për kanalet digjitale, planifikon dhe publikon postime në rrjetet sociale, menaxhon Meta Paid Ads dhe analizon performancën e fushatave. Bashkëpunon me ekipin dhe palët e treta, përgatit raporte periodike dhe ndjek trendet e industrisë për të mbështetur rritjen e brandit.Raporton tek: Supervizori i Marketing.

Detyrat:

• Zbaton strategjitë e marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë
• Përgatitja e përmbajtjes për rrjetet sociale, blog-un dhe email marketing
• Publikimi dhe planifikimi i postimeve në platforma si FB, IG, LinkedIn, TikTok; zbaton udhëzimet dhe ruan qëndrueshmërinë e komunikimeve në kanalet digjitale
• Gjeneron raporte mbi performancën e mediave sociale
• Menaxhon Meta Paid Ads
• Monitoron dhe analizon matjet e performancës së fushatave, duke përshtatur strategjitë sipas nevojës për rezultate optimale
• Bashkëpunon me ekipin për të krijuar materiale marketingu vizualisht tërheqëse
• Mban marrëdhënie me palët e treta (Brand Partners, Influencers), duke bashkëpunuar me ta për komunikimet marketing
• Ndjek dhe finalizon kontratat me palët e treta
• Përditësohet me trendet dhe praktikat më të mira të industrisë për të nxitur inovacionin në strategjitë e marketingut
• Raporton në mënyrë periodike pranë supervizorit dhe Brand Partners

Eksperienca:
Eksperiencë në marketing-un digjital;

Kualifikime të tjera:
  • Diplomë Bachelor ne Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë në marketing-un digjital;
  • Njohuri shumë të mira në strategjitë dhe teknikat e marketing-ut digjital, media sociale, dhe përmbajtje/content marketing;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e mjeteve dhe platformave marketing si; Facebook Ads Manager, Google Analytics etj.;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit të shkruar dhe verbal;
  • Përvetësim shumë i mirë i gjuhës angleze
  • I/E aftë të punonjë në një ambient dinamik;
  • Të jetë kreativ dhe të ketë pasionin për t’u përditësuar me trendet e fundit në marketing dhe ndryshimet teknologjike.
Kushtet e Punës:

Fashion Group Albania është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën hr@fashiongroup.al brenda datës 17 Shkurt 2025.

Vetëm personat që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top