• Junior Finance Specialist

Përshkrimi​

Fashion Group Albania operon në Shqipëri dhe është pjesë e BALFIN Group. E specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve, FGA ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Aldo, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women’s Secret.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.

Pozicioni: Junior Finance Specialist
Njesia: Administratë
Vendndodhja: Rr. Nacionale Tiranë – Elbasan, Selia Brunes Space, përballë TEG

Detyrat​

Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
Puna e Asistent Specialistit të Financës për Shitjet, konsiston kryesisht në ndekjen ditore të shitjeve realizuar në çdo njësi. Evidentimin e problematikave dhe komunikim të vazhdueshëm me departmentin e IT për zgjidhje. Zhvillim dhe përmirësim të shitjeve me kupona.
Raporton tek: Supervizori i Financës
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Kryen kontrollin ditor të postimit të faturave të
  • Kryen kontrollin/sistemimin e inventarit në bazë të kërkesës se dyqanit të shitjes për artikujt me diferencë gjendje kontabile vs fizike sipas procedures.
  • Kryen kontrollin ditor të shitjeve në sistemin e shitjes dhe krahasimin e xhirove në sistemin e kontabilitetit.
  • Kryen kontrollin ditor të shitjeve në sistemin e kontabilitetit dhe krahasimin me shitjet në sistemin e fiskalizimit Self-Care dhe asiston në rakordimin dhe përgatitjen e librave të shitjes.
  • Bën rregjistrimin/kontrollin e shitjeve me voucher.
  • Bën rregjistrimin/ kontrollin e veprimeve ditore të arkëtimeve të dyqaneve, POS të bankave etj
  • Kontrollon DSR të dyqaneve me shitjet në system.
  • Suporton/udhëzon Drejtuesit e Njësive të Shitjes për veprimet e arkëtimeve ditore.
  • Bën aplikimin e arkëtimeve për klientët në sistemin kontabël.
  • Raporton/analizon/mban regjistër analitik për shpenzimet operacionale të shoqërisë dhe i krahason me buxhetin..
  • Kryen kontabilizimin e veprimeve të ndryshme në sistemin financiar.
  • Bën lëshimin e Faturave të shitjes.
  • Bën aplikimin e kthimeve të njësisë Online.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori.

Kualifikimet​

Kërkesat e Edukimit:
  • Kërkohet Bachelor’s Degree/ Diplomë Baçelor në finance/biznes
  • Preferohet të ketë Master’s Degree/ Diplomë Master
Kompetencat e profilit:
  • Njohuri të mira të Ligjeve Tatimore dhe Fiskalizimit;
  • Aftësi analitike të raporteve financiare;
  • Të zotërojë nivel të avancuar në përdorim të excel-it;
  • Aftësi shumë të mira në të folur dhe të shkruar Anglisht;
  • Të jetë i organizuar dhe të shfaqë vëmendje ndaj detajeve;
  • I aftë të ndjekë disa detyra duke siguruar arritjen e afateve kohore;
  • Të ketë aftësi komunikuese, vetmotivuese dhe krijuese;
  • Të jetë kërkues ndaj vetes;
  • Të ketë aftësi shumë të mirë për të punuar individualisht si edhe si pjesë e një skuadre;

Shënime​

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 25.02.2024 në adresën; hr@fashiongroup.al

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Cel. : hr@fashiongroup.al
 


Apply
Back
Top