• Jal Kamping

Himare
Tipi
kamping-cader
Cmimi Euro
12
"JAL Kamping" do te jete perseri ne sherbimin tuaj per te ofruar mundesi cdo personi per te shkuar ne kampin e Jales per te kaluar ditet e pushimit ne bregdetin Jon.

41579_94197431731_7732_n.jpg

BAR LOKAL 24 ORË
Bari funksionon 24 orë në 24, dhe shërben kryesisht pije freskuese, kafe me bustina, (luccafe ose lavazza), birra, lëngje frutash të ndryshme,etj. Të gjitha produktet që shërbehen në barin e kampit kanë çmime mjaft ekonomike nisur dhe nga mënyra e vetëshërbimit, e cila lehtëson së tepërmi punën e baristit.

KINEMAJA VERORE DHE KARAOKE
Çdo darkë në kamping organizohet kinemaja verore në të cilën shfaqen filma të ndryshëm, të cilat ofrohen nga organizatorët e kampingut ose mund t’i sjellin dhe t’I propozojnë edhe vizitorët e kampit. Filmi fillon menjëherë pas darke rreth orës 21:30 -22:00 dhe vazhdon për rreth 1 e 30. Me propozim të të rinjve të kampit, shfaqja e filmave mund të zëvendësohet me karaoken, e cila është gjithashtu mjaft e preferuar dhe e praktikuar në këtë kamping.

USHQIMI
Ushqimi në kamp është një kënaqësi më vete. Çdo gjë është e organizuar me vetëshërbim dhe kërkon një aktivizim të tërë grupit për të arritur një mëngjes dhe darkë të kënaqshme. Kuzhina verore është gjate gjithë kohës në shërbim të vizitorëve, duke ofruar lehtësi gatimi edhe për drekën apo për barbekytë që të rinjtë mund t'i shfrytezojnë me ndihmën e skuadrës së kampit
MENUJA
Menuja e mëngjesit përmban; qumësht, gjalp, djath, reçel, vezë, coko-krem, kroasan, jogurt, pije freskuese, etj. Menuja e darkës përmban; produkte të zgarës,( kremviçe, salçiçe, kotoleta, hamburger, qofte), të shoqëruara me sallatë dhe një pjatë të tretë që varion sipas menusë ditore. Darka dhe mëngjesi janë të shoqëruara me pije freskuese,(1/5l coca-cola ose fanta). Kampi ofron mundësi gatimi dhe për drekën, duke vënë në dispozicion guzhinën e kampit. Mund të organizohet në mënyrë individuale ose në grupe

Gjatë pushimeve tuaja në Jal, do të keni nevojë të domosdoshme për këto sende:
• Dyshek-fjetje, (Sleep-Bag) ose mbulesë të zakonshme për fjetjen.
• Kitin tuaj të higjenës.
• Elektrik dore.

Sipas dëshirës
• Krem plazhi.
• Sprai kundra insekteve.
• Filma DVD

kampingu ehste i pajisur me te gjitha gjerat e nevojshme per higjene personale :

TUALETET DHE DUSHET
Kampi është i pajisur me tualete higjenike dhe dushe me ujë të rrjedhshëm. Kapacitet në kamp është deri në 150 persona. Kampi i Jal-it pret mesatarisht 100-120 të rinj dhe të reja çdo ditë. (gjatë fundjavave mund të arrijë deri në 150-200 persona). Në ambientet e kampit ndodhet një Bar-Lokal dhe një guzhinë verore, e cila ofron lehtësira për të gjithë ata që duan të gatuajnë vetë, ( frigoriferë, soba, pasije guzhine,etj.)


Oferta per kete vit eshte :

1 jave 8900 leke ku perfshihen ( qendrimi ne kamp 7 nete mengjesi darka dhe transportin tirane -jal ;jal -tirane )

per personat te cilet qendrojne 1-3 nete kushton 1200 leke/nata qendrimi ne kamp

per personat te cilet qendrojne 4-6 nete kushton 1100 leke/nata

Kampi hapet ne 1 korrik 2010.

Ju mirpresim!

na kontaktoni ne 0682926301 ose ne 2452840 per te bere pronotimin

Per Me Shum Info -> http://www.facebook.com/group.php?gid=94197431731&ref=ts

Tel. : 2452840

Cel. : 0682926301
 


WhatsApp
Back
Top