• IutePay Sh.p.k ofron vend pune "Menaxher i Marrëdhënieve me Partnerët", Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
IutePay Sh.p.k është një institucion i parasë elektronike, liçensuar nga Banka e Shqipërisë në datën 28.01.2022. Operon në fushën e pagesave , transfertave dhe shërbimeve të tjera lidhur me aplikacionin e parasë elektronike.

DETYRAT KRYESORE:

Zgjerimi i portofolit të partnerëve që ofrojnë shërbimet e pagesave me Iute (Pagese me QR fizik, me QR në E-Comm)

Menaxhimi i ecurisë së shitjeve me Partnerët

Delivrimi i trajnimeve në lidhje me Partnerët që ofrojnë shërbimet e pagesave me Iute

Zgjerimi i portofolit të partnerëve potencialë për ofrim shërbimesh pagesash utilitare me Iute

Raportimi i treguesve kyç në lidhje me shërbimet e pagesave digjitale për Partnerët nën-menaxhim

Sinergji me shitjet e IuteCredit për të rritur edhe më tej transaksionet në lidhje me Pagesat Digjitale, pagesat E-comm, transfertat P2P dhe P2B, dhe shërbime të tjera të ofruara nga Iute

Analizimi i tregut në lidhje me produkte të pagesave dixhitale, aplikacioneve E-Wallet, Lending Wallets

PËR KËTË POZICION JU NEVOJITEN:
  • Aftësi të shkëlqyera shitjeje
  • Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhenie me partnerët
  • Disiplinë dhe aftësi për të punuar i pavarur
  • Dëshirë për të punuar në terren
  • Aftësi për të punuar nën presionin e arritjes së rezultateve
  • Eksperiencë të mëparshme në shitje, preferohet mbi 2 vjet
  • Aftësi drejtuese të mjetit, patentë Klasi B
JU OFROJMË:
  • Pagë konkuruese.
  • Bonus mujor/ vjetor bazuar në performancë.
  • Skemën e Pensionit Privat
  • Sigurim privat i Shëndetit dhe Jetës.
  • Mundësi për të udhëtuar Botën.
  • Aktivitete Team Building të rregullta
  • Mundësi zhvillimi personal dhe profesional.
Ju lutemi na dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit, hr@iute.al brenda datës 01.09.2024.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me nivel të lartë konfidencialiteti.
 


Apply
Back
Top