Itali, oferte City-tour | Vizita qytetesh LIQENI KOMO – LUGANO – MILANO –– 2 Ditë (1 Natë) Nisje 13 Shtator 20 Shtator 27 Shtator 4 Tetor 11 Tetor 18 Tetor 25 Tetor
- Itali
- per ku? Shteti
- Shqiperi
- Tipi
- City-tour | Vizita qytetesh
- Sa nete
- 1
- Cmimi Euro
- 179 €
LIQENI KOMO – LUGANO – MILANO –– 2 Ditë (1 Natë) Nisje 13 Shtator 20 Shtator 27 Shtator 4 Tetor 11 Tetor 18 Tetor 25 Tetor
VIZITOJMËLiqeni Komo
Cernobbio
Bellagio
Komo
Lugano
Milano
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
MUAJI SHTATOR 2024
Nisje 13 Shtator — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 20 Shtator — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 27 Shtator — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
MUAJI TETOR 2024
Nisje 4 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 11 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 18 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 25 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në zonën e Monzës për 1 natë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: LUGANO – MILANO
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bergamo (Milano).
Nisja në orën 8:40 nga Tirana dhe mbërritja në Bergamo në orën 10:40
Pas mbërritjes në Bergamo udhëtojmë me autobuz për në Lugano, për të vizituar qytetin zvicerian dhe atraksionet kryesore të tij si: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma etj.
Qendra e qytetit me sheshet dhe arkadat e stilit mesdhetar, dhe parqet e shumta me bimë subtropikale si Parco Civico në brigjet e liqenit ju ftojnë të shëtisni dhe shijoni atmosferën. Pranë shëtitores buzë liqenit ndodhen edhe Kopshtet Belvedere, ku parku krenohet jo vetëm me Kamelitë (të njohura si trëndafilat e dimirti) dhe Vjollcat, por edhe bimët e panumërta subtropikale dhe veprat moderne të artit.
Pas vizitës në Lugano nisja për në Milano.
Vizitë e qendrës së Milanos si : Palazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala.
Pas vizitës së Milanos transferta në hotel në zonën e Monzas.
Akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.
Dita 2: LIQENI KOMO (Komo – Bellagio – Cernobbio)
Mëngjesi në Hotel.
Nisje me autobuz për në Liqenin Komo, i njohur lokalisht si Lago di Como ose Lario, është liqeni i tretë më i madh italian. I vendosur në rrëzë të Alpeve, Liqeni Komo ofron disa nga peizazhet më romantike dhe piktoreske në Itali.
Forma e tij karakteristike e përmbysur-Y vjen nga shkrirja e akullnajave e kombinuar me veprimin gërryes të lumit Adda. Kjo çoi në formimin e dy degëve jugore që kulmojnë në qytetet Komo dhe Lecco, në mes të të cilave shtrihet Bellagio e famshme : ku Komo dhe Bellagio jane 2 destinationet kryesore të cilat janë edhe itinerari i turit tonë.
Pas mbërritjes në Liqenin e Komos, do të vizitojmë qytetin kryesor të Liqenit, qyteti i Komos, i cili të magjeps me përzierjen e tij të përsosur të kulturës, arkitekturës dhe bukurisë natyrore. Qendra e qytetit, atraksionet kryesore turistike dhe bulevardi buzë liqenit janë distancë shumë të afërt nga njëri – tjetrit
Muret mesjetare të Komos si edhe rrugicat me sheshe magjepsës janë lokacioni i restoranteve dhe dyqaneve tradicionale, tregjeve që shesin prodhime vendase, dhe i Katedrales së Komos.
Në zonën buzë liqenit, ku ndodhet skela, mund të vizitoni tempullin e Alessandro Volta dhe parkun e madh që rrethon Villa Olmo neoklasike, dhe në bregun përballë, ju mund të merrni edhe teleferikut për në Brunate.
*Opsionale* Në liqenin Komo eksperiencë për të mos u humbur është të vizitoni brigjet e liqenit dhe 2 qytete përrallore si Cernobbio dhe Bellagio. Lundrimi kushton rreth 20 euro personi vajtie – ardhje (bileta paguhet ne vend) ku anija ndalon ne te tre destinacionet dhe ju kthen perseri ne qytetin e Komo. Sigurisht qe vizitat do te realizohen ne shoqerine e guides.
1. Ndalesa e pare do te jete ne Cernobbio i cili është gjithashtu shtëpia e disa prej vilave më të famshme të liqenit Como, duke përfshirë Villa d’Este, një pikë referimi vjetore për Kombet e Botës që takohen në Forumin Ambrosetti. Gjithashtu, për të mos humbur janë Villa Pizzo dhe Villa Bernasconi me veçoritë e tyre të veçanta magjepsëse, ose Vila Erba piktoreske gjatë stines se pranveres.
2. Pas vizitës në Cernobbio vazhdojme me anije drejt Bellagio, një perlë e liqenit Komo, qytetit të mahnit me qendrën e tij të gjallë, plot me dyqane tipike dhe rrugica shumëngjyrëshe në stilin e vërtetë italian. Në Bellagio eksplorojmë Parkun e Villa Serbelloni dhe Kopshtet e Villa Melzi, dhe më pas shëtisim nëpër fshatrat simpatikë të Pescallo dhe San Giovanni, secili të ofron një paraqitje të ndryshëm në hijeshinë autentike të Bellagio-s.
Ndalesa e radhës në Punta Spartivento për të shijuar pamjet mahnitëse të tre degëve të liqenit të Komos dhe qyteteve të zonës qendrore (si Varenna, e cila mund të arrihet në 15-20 minuta me varkë).
Pas vizites se Bellagio kthimi me anije ne qytetin e Komos
Per klientet qe nuk deshirojne te vizitojme Bellagio dhe Cernobbio me anije, pas turit te qytetit te Komos me guiden, qendrim i lire ne qytet.
Rreth ores 17:00 nisja per ne aeroportin e Bergamos
Fluturimi direkt Bergamo – Tiranë.
Nisja në orën 19:55 nga Bergamo dhe mbërritja në Tiranë në orën 21:45
Në çmim përfshihet
1. Biletat e avionit Tirane – Bergamo – Tirane2. Transport me autobuz sipas programit
3. Akomodimi ne hotel per 1 nate ne zonën e Monzes me mengjes
4. Guida sipas programit
5. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darka gjatë udhëtimitb. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
d. Anija 20 euro personi per turin opsional Komo – Cernobbio – Bellagio – Komo
Shenime:
►Duhet të dini se:——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
Contact WhatsApp