• Itali, oferte City-tour | Vizita qytetesh BOTA E FERRARIT (Maranello – Modena – Bolonja)

Itali
per ku? Shteti
Shqiperi
Tipi
City-tour | Vizita qytetesh
Sa nete
1
Cmimi Euro
179

BOTA E FERRARIT (Maranello – Modena – Bolonja) –– 2 Ditë (1 Natë) Nisje 11 Shtator 18 Shtator 25 Shtator / 2 Tetor 9 Tetor 16 Tetor 23 Tetor​

VIZITOJMË

VIZITOJMË

Muzeu Enzo Ferrari
Maranello
Modena
Bolonja


KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

MUAJI SHTATOR 2024

Nisje 11 Shtator — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 18 Shtator — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 25 Shtator — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€

MUAJI TETOR 2024

Nisje 2 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 9 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 16 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€
Nisje 23 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 179€

HOTELET

Akomodimi në Hotel 4 Yje në zonën e Bolonjës për 1 natë

PROGRAMI I DETAJUAR​

Dita 1 : BOLONJA

a-young-woman-admires-the-view-of-verona-old-town-from-castel-san-pietro-922096910-5c2fc20246e0fb00017f9af5-300x200.jpg

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana për në Bolonjë fluturim direkt. Nisja në oren 8:35 nga Tirana dhe mbërritja në orën 10:20
Pas mbërritjes në Bolojna në shoqërinë e guidës fillojmë vizitat nga Piazza del Nettuno. Do të zbulojmë më pas Piazza Maggiore dhe Bazilikën e San Petronio dhe Meridian, për të vazhduar me Bibliotekën më të vjetër në botë dhe Piazza Santo Stefano, ku do të shihni Bazilikën e mrekullueshme që vështron nga Piazza Santo Stefano.
Vizitat e Bolojnës i përfundojmë me Kullat e Bolonjës, Asinelli dhe Garisenda, përpara se të eksplorojmë tregun historik Quadrilatero për të admiruar dyqanet historike dhe për të shijuar aromat dhe shijet e ushqimit tradicional.
Sisitemi në hotel në Bolonja.
Mbrëmje e lirë.


Dita 2: BOTA E FERRARIT
ferrari-300x202.jpg

Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt qytetit të Modenës , i njohur për industrinë e tij të makinave pasi fabrikat e prodhuesve të famshëm italianë të makinave sportive të klasës së lartë si Ferrari, De Tomaso, Lamborghini, Pagani dhe Maserati janë ose ndodheshin aty dhe të gjitha, përveç Lamborghini, (që kanë fabrikën e tyre në Sant’Agata Bolognese), kanë selinë në qytet ose aty pranë. Një nga makinat e Ferrarit, 360 Modena, u emërua pas vetë qytetit. Fabrika e prodhimit të Ferrarit dhe ekipi i Formula 1 Scuderia Ferrari janë të vendosura në Maranello në jug të qytetit.
Pas një vizitë të shkurtër në Modena, transferohemi pak km më tutje në Maranelo, në shtëpinë e Ferrairt për të vizituar Muzeun Enco Ferrari.
Në vizitën e muzeut do të zbuloni momentet që përjetësuan legjendën e Ferrarit, një garë e krijuar nga pasioni, mjeshtëria dhe inovacioni, duke vrojtuar dhe shijuart modelet e ndryshme të makinës legjandare. Për të apasionuarit pas garave Formula Uno, në muzeun Enzo Ferrari do të kemi mundësi të përjetojmë adrenalinën e një Simulatori F1 (simulator që përdoret edhe nga pilotët e Ferrarit për tu stërvitur).
Pas vizitës në Maranello, nisja drejt aeroportit të Bolonjës.
Fluturimi direkt Bolonja – Tiranë në orën 21:00
Mbërritja në aeroportin e Tiranës në orën 22:40

Në çmim përfshihet​

1. Biletat e avionit Tiranë – Bolonja – Tiranë
2. Transport me autobuz sipas programit
3. Akomodimi në hotel për 1 natë në Bolonja me mëngjes
4. Guida sipas programit
5. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet​

a. Drekat dhe Darka gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Bileta e hyrjes në Muzeun Enzo Ferrari (27 euro)
d. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)

Shenime:​

►Duhet të dini se:

——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:

➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
DOGANA

1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
——————————————————
 


Contact WhatsApp
Back
Top