• Inxhinier Zbatimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Inxhinier Zbatimi

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Farkë, Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri i Zbatimit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ,
legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Ndjek dhe kontrollon zbatimin e punimeve civile në kantier, në përputhje me projektin, kontratën dhe standardet teknike;
  • Kontrollon përputhshmërinë mes projekteve arkitektonike, konstruktive, MEP dhe infrastrukturës, duke identifikuar mospërputhje dhe propozuar zgjidhje teknike;
  • Koordinon dhe organizon punimet në kantier, duke planifikuar frontet e punës dhe bashkërenduar aktivitetet me ekipet dhe nënkontraktorët;
  • Monitoron grafikun e punimeve dhe raporton progresin, problematikat dhe devijimet;
  • Kontrollon cilësinë e punimeve, materialeve dhe proceseve të zbatimit, në përputhje me standardet QA/QC dhe rregullat HSE;
  • Ndjek dhe verifikon dokumentacionin tekniko-ligjor në kantier (procesverbale, libreza masash, situacione, raporte);
  • Aprovon materialet që implementohen në kantier dhe ndjek cilësinë e furnizimeve;
  • Merr pjesë në inspektime, kolaudime dhe përgatit snag listat për punimet me mangësi;
  • Administron volumet e punimeve, monitoron kostot dhe ndjek zërat e preventivit, përfshirë punimet shtesë ose të paparashikuara;
  • Përgatit raporte ditore dhe javore mbi ecurinë e punimeve dhe çështjet teknike.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime të tjera:
  • Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë pune në punime civile, përfshirë konstruksion dhe rifinitura;
  • Aftësi për të lexuar, kuptuar dhe koordinuar projektet MEP, si dhe për të bashkërenduar punimet me disiplinat përkatëse;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe interpretuar projekte, kontrata, korrespondencë biznesi, procedura dhe manuale teknike;
  • Aftësi për menaxhimin dhe ndjekjen e kontratave dhe projekteve specifike në fushën e ndërtimit;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, prezantim i qartë i problematikave, si dhe përgatitje raportesh teknike dhe operative.
  • Njohuri të mira dhe përdorim praktik i programeve kompjuterike si AutoCAD (CAD), Excel, MS Project, Revit, etj.
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://balfinconstruction.zohorecr...002857017/Inxhinier-Zbatimi?source=CareerSite

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 22/01/2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top