Inxhinier QC – (Quality Control), Jugu i Shqiperise
- Shqiperi
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Inxh. Mekanike | Mekatronik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Në emër të klientit tonë, një kompani ndërtimi me projekte rezidenciale dhe zhvillimore në jug të Shqipërisë, jemi në kërkim të një Inxhinieri QC – (Quality Control) për t’iu bashkuar ekipit teknik në ndjekjen dhe kontrollin e cilësisë së punimeve në kantier.
Please note that only candidates who meet the required criteria will be contacted for an interview by the Dimension HR team.
Linkedin
Pozicioni: Inxhinier QC – (Quality Control)
Vendodhja: Jug te Shqiperise
Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë në kontrollin e cilësisë në projekte ndërtimi, ndjekjen e standardeve teknike dhe verifikimin e punimeve sipas projektit dhe specifikimeve teknike.Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Kontrolli i cilësisë së punimeve civile, mekanike dhe elektrike gjatë fazës së zbatimit.
- Verifikimi i punimeve sipas projektit teknik, specifikimeve dhe standardeve të zbatimit.
- Inspektimi i materialeve dhe kontrolli i përputhshmërisë së tyre me kërkesat teknike.
- Ndjekja dhe dokumentimi i problematikave teknike dhe moskonformiteteve në kantier.
- Bashkëpunimi me ekipin e zbatimit, projektuesit dhe nënkontraktorët për zgjidhjen e problematikave.
- Përgatitja e raporteve periodike të kontrollit të cilësisë dhe dokumentacionit teknik.
- Kontrolli i situacioneve të punimeve dhe volumeve të realizuara sipas standardeve dhe projektit.
- Ndjekja e procedurave të testimit dhe kolaudimit para dorëzimit të objektit.
- Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe procedurave teknike në kantier.
- Monitorimi i zbatimit të procedurave HSE dhe standardeve të sigurisë në kantier.
- Identifikimi dhe raportimi i riskut potencial në punime dhe ndjekja e masave parandaluese.
- Bashkëpunimi me ekipet teknike për sigurimin e kushteve të sigurta të punës dhe respektimin e standardeve të sigurisë në projekt.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Elektrike ose Mekanike.
- Njohuri mbi standardet teknike dhe procedurat e kontrollit të cilësisë në ndërtim.
- Eksperiencë pune në kontroll cilësie (QC) ose ndjekje punimesh në projekte ndërtimi.
- Njohuri mbi procedurat e sigurisë dhe standardet HSE në kantier.
- Licencë HSE (Health, Safety & Environment) përbën avantazh.
- Njohuri shumë të mira të leximit dhe interpretimit të projekteve teknike.
- Eksperiencë në kontrollin e situacioneve dhe dokumentacionit teknik përbën avantazh.
- Njohuri të mira të AutoCAD dhe MS Office.
- Aftësi të mira organizative, raportimi dhe komunikimi.
- Patentë drejtimi përbën avantazh.
Ofrohet:
- Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
- Përfshirje në projekte të rëndësishme rezidenciale dhe zhvillimore.
- Trajnime dhe zhvillim profesional i vazhdueshëm.
Please note that only candidates who meet the required criteria will be contacted for an interview by the Dimension HR team.
WE WELCOME YOU!
*All applications will be treated with full confidentiality by Dimension HR in accordance with Law No. 9887 “On Personal Data Protection” and will be used solely for recruitment purposes.Apply WhatsApp