• Inxhinier QC – (Quality Control), Jugu i Shqiperise

Shqiperi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
  3. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të klientit tonë, një kompani ndërtimi me projekte rezidenciale dhe zhvillimore në jug të Shqipërisë, jemi në kërkim të një Inxhinieri QC – (Quality Control) për t’iu bashkuar ekipit teknik në ndjekjen dhe kontrollin e cilësisë së punimeve në kantier.

Pozicioni: Inxhinier QC – (Quality Control)

Vendodhja: Jug te Shqiperise

Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë në kontrollin e cilësisë në projekte ndërtimi, ndjekjen e standardeve teknike dhe verifikimin e punimeve sipas projektit dhe specifikimeve teknike.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kontrolli i cilësisë së punimeve civile, mekanike dhe elektrike gjatë fazës së zbatimit.
  • Verifikimi i punimeve sipas projektit teknik, specifikimeve dhe standardeve të zbatimit.
  • Inspektimi i materialeve dhe kontrolli i përputhshmërisë së tyre me kërkesat teknike.
  • Ndjekja dhe dokumentimi i problematikave teknike dhe moskonformiteteve në kantier.
  • Bashkëpunimi me ekipin e zbatimit, projektuesit dhe nënkontraktorët për zgjidhjen e problematikave.
  • Përgatitja e raporteve periodike të kontrollit të cilësisë dhe dokumentacionit teknik.
  • Kontrolli i situacioneve të punimeve dhe volumeve të realizuara sipas standardeve dhe projektit.
  • Ndjekja e procedurave të testimit dhe kolaudimit para dorëzimit të objektit.
  • Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe procedurave teknike në kantier.
  • Monitorimi i zbatimit të procedurave HSE dhe standardeve të sigurisë në kantier.
  • Identifikimi dhe raportimi i riskut potencial në punime dhe ndjekja e masave parandaluese.
  • Bashkëpunimi me ekipet teknike për sigurimin e kushteve të sigurta të punës dhe respektimin e standardeve të sigurisë në projekt.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Elektrike ose Mekanike.
  • Njohuri mbi standardet teknike dhe procedurat e kontrollit të cilësisë në ndërtim.
  • Eksperiencë pune në kontroll cilësie (QC) ose ndjekje punimesh në projekte ndërtimi.
  • Njohuri mbi procedurat e sigurisë dhe standardet HSE në kantier.
  • Licencë HSE (Health, Safety & Environment) përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të leximit dhe interpretimit të projekteve teknike.
  • Eksperiencë në kontrollin e situacioneve dhe dokumentacionit teknik përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të AutoCAD dhe MS Office.
  • Aftësi të mira organizative, raportimi dhe komunikimi.
  • Patentë drejtimi përbën avantazh.

Ofrohet:

  • Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
  • Përfshirje në projekte të rëndësishme rezidenciale dhe zhvillimore.
  • Trajnime dhe zhvillim profesional i vazhdueshëm.
We welcome your application (CV) at: rekrutime@dimensionhr.al / Please specify the subject line: “Inxhinieri QC – (Quality Control)
Please note that only candidates who meet the required criteria will be contacted for an interview by the Dimension HR team.

WE WELCOME YOU!​

*All applications will be treated with full confidentiality by Dimension HR in accordance with Law No. 9887 “On Personal Data Protection” and will be used solely for recruitment purposes.
Linkedin
 


Apply WhatsApp
Back
Top