• INXHINIER PROJEKTUES MEKANIK

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Eksperienca
vetem me eksperience
ALBA PUNËSIM, për një nga klientët e saj kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin:

📌 INXHINIER PROJEKTUES MEKANIK / MECHANICAL DESIGN ENGINEER

📌 Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Inxhinieri i Projektimit Mekanik koncepton, dizajnon dhe dimensionon sistemet mekanike, duke zhvilluar projektet nga përcaktimi i karakteristikave teknike dhe funksionale të produktit deri në krijimin e manualeve dhe nisjen në prodhim.

📌 Përgjegjësitë kryesore:
  1. Projektimi dhe zhvillimi:
    ✔ Projektimi dhe zhvillimi i komponentëve dhe sistemeve mekanike 3D në kompjuter duke përdorur SolidWorks
    ✔ Identifikimi i karakteristikave teknike të sistemit mekanik që do të projektohet
    ✔ Kryerja e llogaritjeve të nevojshme deri në finalizimin e projektit
    ✔ Modifikimi i modelit fillestar bazuar në prototipin e kërkuar nga klienti
  2. Dokumentimi dhe koordinimi:
    ✔ Përgatitja e vizatimeve teknike, modeleve 3D dhe listave të materialeve (BOM)
    ✔ Përfundimi i projektit teknik brenda afateve dhe objektivave të përcaktuara
    ✔ Koordinimi me linjat prodhuese për të siguruar që prodhimi të realizohet sipas parametrave të kërkuar
    ✔ Asistimi gjatë gjithë procesit të prodhimit dhe asamblimit të produktit
    ✔ Bashkëpunimi me inxhinierë, teknikë dhe profesionistë të tjerë për përmirësimin e produktit
    ✔ Kontrolli i komponentëve dhe ofrimi i asistencës teknike për stafin
📌 Kualifikimet:
🎓 Arsim i lartë në Inxhinieri Mekanike ose Elektrike
⚙ Minimumi 5 vite eksperiencë e provuar në punë me profile metalike dhe strukturore
📐 Njohuri shumë të mira të proceseve të prodhimit, materialeve dhe aftësi të mira matematikore
💻 Përdorim i avancuar i AutoCAD dhe SolidWorks
🎯 Saktësi dhe përpikmëri në dorëzimin e projekteve
🧠 Kreativ, fleksibël, me aftësi vendimmarrëse dhe problem-solving
🤝 Aftësi për të punuar në grup
🏭 Eksperiencë në industrinë e metalsheet ose automatizimit përbën avantazh

💼 Ofrohet:
✔ Paga: Me marrëveshje
✔ Orari: E hënë – E premte | 08:15 – 16:00
✔ Fundjava pushim
✔ Ambient pune profesional dhe projekte industriale
✔ Mundësi zhvillimi profesional

📩 APLIKIMI:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV në: info@albapunesim.al

📌 Subjekti i emailit: Inxhinier Projektues Mekanik
 


Apply
Back
Top