• Inxhinier Prodhimi

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

· Dizajnon produktet e projektit në një mënyrë shumë të detajuar 2D ose 3D, në varësi të makinës ose nevojave të prodhimit;
· Ndihmon, projekton dhe ofron zgjidhje për produktet në fazën e prodhimit dhe montimit;
· Garanton hartimin korrekt të skicave të prodhimit;
· Ndan pasqyrën e projektit sipas departamenteve dhe makinerive;
· Siguron cilësinë e produkteve në çdo fazë të prodhimit dhe montimit sipas projektit;
· Siguron që produkti përfundimtar të jetë teknikisht i saktë dhe vizualisht i përshtatshëm;
· Raporte mbi ecurinë e projekteve;
· Përgjegjës për cilësinë e produktit dhe kërkimin/zhvillimin e produkteve të reja;
· Përgjegjës për hartimin e sigurisë teknike dhe shëndetit në punë për çdo projekt;
· Të aftë për të mësuar përdorimin e secilës makinë, vegël, proces pune për të projektuar sipas specifikave të prodhimit të tyre, si dhe të ndërtojë manuale përdorimi dhe trajnime për punonjësit;
· Monitorimi dhe mbikëqyrja e projekteve të veçanta në terren;

Requirements​

Arsimi:
• Diplomë Bachelor në Inxhinieri (Mekanik, Mekatronik, Ndërtimtari, Elektrik, Elektronik etj).

Aftësitë & Kualifikimet :
· +1 vjet përvojë pune relevante në fusha si: ndërtime, mobilje, fasada, etj;
· Të ketë aftësi për të ndërtuar dhe zbatuar plane të ndryshme prodhimi;
· Të njohë profesionalisht programet inxhinierike si: 2D, 3D (AutoCAD, SolidWorks, Sketchup, SAP, CREO Elements, etj.);
· Preferohet të ketë licenca ose certifikime të ndryshme si: për siguri në punë, saldim, punë elektrike, punë në lartësi etj.

Aftësi të tjera ndërpersonale:

· Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe me shkrim;
· Aftësi për zgjidhje teknike;
· Personi me integritet dhe i përkushtuar në punë;
· Të gatshëm për të përballuar sfidat e projekteve dhe për t'i finalizuar ato;
· Të etur për të mësuar dhe zhvilluar profesionalisht;
· Të gatshëm për të punuar nën presion dhe të orientuar drejt përmbushjes së afateve të kërkuara;
· Fleksibil me oraret;

Aplikoni:
https://nextjob.al/job/inxhinier-prodhimi/

Cel. : 0697253827
 


WhatsApp
Back
Top