• Inxhinier Planifikues | Durrës

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni i punës: Inxhinier/e Planifikues/e
Vendndodhja: Durrës

Përshkrimi i rolit: Kompania Progeen sh.p.k. kërkon një Inxhiniere Planifikuese për t’u bashkuar me ekipin e projektit në zyrën e kantierit. Ky rol është thelbësor për planifikimin, koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve të ndërtimit, duke siguruar që projektet të realizohen sipas afateve, buxhetit dhe standardeve të cilësisë.

Përgjegjësitë dhe Detyrat kryesore
  • Hartimi dhe përditësimi i planeve të punimeve në kantier;
  • Koordinimi i aktiviteteve ditore me ekipet e inxhinierëve dhe punëtorëve;
  • Monitorimi i progresit të punimeve dhe raportimi tek drejtuesit e projektit;
  • Analiza e afateve dhe identifikimi i rreziqeve të vonesave;
  • Përdorimi i softuerëve të planifikimit (p.sh. MS Project, Primavera) për menaxhimin e aktiviteteve;
  • Sigurimi që standardet e sigurisë dhe cilësisë të respektohen gjatë gjithë procesit.

Kualifikimet dhe Aftësitë
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në planifikim projektesh ndërtimi përbën avantazh;
  • Njohuri të mira në softuerë planifikimi dhe paketa MS Office;
  • Aftësi të forta organizative dhe analitike;
  • Komunikim i mirë dhe aftësi për punë në ekip;
  • Disponueshmëri për punë në zyrë kantieri.

Përfitimet:

  • Një ambient mikpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë.

Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 15/02/2026.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top