• Inxhinier Planifikimi & Raportimi Junior | Mane TCI

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme net rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Inxhinier Planifikimi & Raportimi Junior
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier Planifikimi & Raportimi Junior suporton Menaxherin e Planifikimit dhe Raportimit ne detyrat e perditshme me fokus: mbledhjen e informacionit sipas ecurise se projekteve, planifikimin, gjenerimin e raporteve mujore periodike te projekteve si dhe detyrave te tjera qe Njesia e Planifikimit dhe Raportimit kryen.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek (mbledh, perpunon dhe raporton informacionin) procesin e Ndarjes se Stafit per Departamentin Teknik.
  • Ndjek (mbledh, perpunon dhe raporton informacionin) procesin e Vleresimit te Kontraktoreve sipas procedures ne fuqi te kompanisë.
  • Menaxhon te drejtat e përdoruesve per sistemin QNAP NAS.
  • Suporton stafin teknik ne proceset qe kryhen ne sistemin Microsoft Dynamics NAV dhe ne zgjidhjen e problematikave.
  • Inicion dhe realizon procesin e mbledhjes se informacionit per raportet mujore.
  • Asiston Menaxherin e Planifikimit dhe Raportimit per përpilimin e raporteve sipas projekteve specifike.
  • Mbledh informacion mbi ecurine e projekteve dhe organizimit te tij ne sharefolder.
  • Kryen kerkime ne funksion te analizave dhe raporteve.
  • Ndervepron me stafin e departamenteve te tjera dhe kantiereve ne funksion te projekteve.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri.

Kualifikime të tjera:


  • Eksperiencë deri në 2 vite në industri të njëjtë.
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, përgatitje raportesh etj.
  • Komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim.
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, MS-OFFICE, MS-PROJECT etj.)
  • Te zotërojë gjuhën Angleze.


Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...Planning-Reporting-Engineer?source=CareerSite



Afati i dorëzimit: 25.01.2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top