Inxhinier Ndërtimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Ekspozita | Gjykata
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Detyrat
Kualifikimet
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli, etj;
- Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, sigurohet që të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe të rregullave në fuqi;
- Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
- Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e inspektimeve të rregullta;
- Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
- Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk kanë mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
- Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
- Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
- Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve
- Evidentimin e nevojave për materiale dhe mire administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
- Përgatitjen e raporteve ditore e javore për problematika dhe ecurinë përkatëse;
- Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura);