• Inxhinier Ndërtimi Zyre | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Kompania ndodhet me seli në Rr. “Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Shkalla A, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Inxhinier Nërtimi (zyre)
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Puna në grup është në zemër të etikës dhe kulturës tonë organizative; prandaj ne jemi në kërkim të një kandidati që është fleksibël dhe i pëlqen të punojë si pjesë e një ekipi. Praktika kombinon një mjedis pune të hapur, miqësor me standarde të larta profesionale, përkushtim dhe ambicie.

Përgjegjësitë:
  • Të hartojë dhe të përgatisë tabelat e volumeve të punimeve për objektet të planifikuara për ndërtim nga shoqëria;
  • Të hartojë dhe përgatisë preventivat dhe situacionet për punimet shtesë, të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;
  • Të ndërveprojë me stafin teknik në përgatitjen e preventivave të objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga shoqëria;
  • Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve në respektim të grafikut të punimeve të objekteve ose projekteve të ndërmarra për t’u ndërtuar;
  • Të kontrollojë librezat e masave, situacionet mujore, analizat teknike të çmimeve të punimeve të shoqërisë nga stafi teknik dhe të nën-kontraktorëve të saj;
  • Të ndërveprojë me stafin teknik në kontrollin dhe vlerësimin e volumeve të punimeve në preventivët e kontratave/tenderave me fonde publike/private ku synon të marrë pjesë shoqëria;
  • Të ndërveprojë për realizimin e analizave të çmimeve.
Kualifikimet:
  • Të ketë diplomë të nivelit Master në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të ketë eksperiencë mbi 2 vjet për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të ketë aftësi të mira në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industrial;
  • Të jetë i aftë të bashkëpunojë dhe ndërveprojë me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
Mënyra e aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 07.05.2025.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top