• Inxhinier Ndërtimi ne Zyre (QA/QC)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Pershkrimi :

- Inxhinier/e Zyre (QA/QC)


Shoqeria "Vibtis" kërkon të punësojë Inxhinier Ndërtimi ne Zyre (QA/QC) që do të mbështesë ekipin teknik në përgatitjen e dokumentacionit të projekteve, përpunimin e situacioneve, komunikimin me autoritetet dhe bashkëpunimin me zyrën e projektimit dhe kantierët. Ky është një pozicion kyç për menaxhimin efektiv të projektit dhe për garantimin e përputhshmërisë tekniko-administrative.

Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit.

Detyrat

  • Përpunon projektin e zbatimit dhe prodhon detaje per kantierin.
  • Kontrollon vizatimet dhe projektet e ardhura si dhe bën sistemimin e tyre.
  • Kontrollon përputhshmërine e projektit me preventivet përkatës.
  • Detajon librezat e masave dhe situacion mujor.
  • Asistimi në hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve dhe raporteve të progresit.
  • Monitoron, ndjek dhe raporton tek drejtuesit ecurine e kontratave per nënkontraktorët.
  • Hartimi i relacioneve teknike, shkresave zyrtare dhe komunikimi me institucionet përkatëse
  • Organizimi i dokumentacionit për dorëzime, kolaudime dhe arkivim teknik
  • Inspekton në mënyre perdiodike ecurine e projekteve me qellim raportimin te drejtuesit.
  • Detyra të tjera qe i ngarkohen brënda profilit nga menaxheri.
Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë Diplome në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të ketë përvojë pune minimalisht 3 vjet;
  • Te Njohe Gjuhen ANGLEZE ( e detyrueshme )
  • Njohuri të mira të AutoCAD, MS Office (veçanërisht Excel dhe Word), si dhe software të menaxhimit të projekteve.
  • Njohuri mbi procedurat ligjore dhe teknike të sektorit të ndërtimit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin e projekteve;
  • Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aplikuesit me ekperience pune minimale por me aftesi te mira inxhinierike dhe energji per te punuar do te vlerësohen me përparësi.
Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email.

Ofrohet:

  • Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën.
  • Ambient bashkëpunues dhe mundësi zhvillimi profesional
  • Pjesëmarrje në projekte me rëndësi të lartë për kompaninë
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në info@vibtis.a m.kurtanidze@vibtis.al përmes adresës së emailit.

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr. 9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top