• Inxhinier Ndërtimi (në zbatim)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
image.php


Departamenti: Infrastrukture& Punime Civile
Vendndodhja: Tiranë/Durres (Kryesisht Tirane)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
· Të planifikojë, të organizojë dhe të zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivëve;
· Të hartojë planet ditore, javore dhe mujore dhe t’ i paraqesë ato për diskutim, aprovim dhe miratim;
· Të kryejë kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur proçes verbalet përkatëse dhe miratimin e proçeseve në vazhdim;
· Të zbatojë grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve si dhe të plotësojë çdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit;
· Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve ditore në respektim të grafikut të punimeve;
· Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proçes verbalet përkatëse midis palëve;
· Të përgatisë situacionet mujore, librezat e masave, kostot e punimeve të realizuara nga grupet e punës të Shoqërisë dhe/ose të nën-kontraktorëve;
· Të përgatisë progres raportet dhe t’i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
· Të koordinojë, mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standartet dhe të shoqëruara me çertifikatat origjinale të cilësisë;
· Të mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi për saktësinë, cilësinë e përdorimit dhe magazinimit si dhe normativat e harxhimit, të materialeve që vendosen në vepër;
· Të realizojë rakordim javore ose mujore me Departamentin e Financës për kostot, inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
· Të mbikqyrë kontrollin mujor fizik të Inventareve për materialet.
· Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore në rast kërkese ose nevoje si dhe raportimi për problematika dhe ecurinë e punonjësve.
· Të jetë pjesë e diskutimeve teknike në mënyrë aktive brenda kompanisë.

Kualifikimet dhe Kërkesat:
Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
Eksperienca: - Eksperiencë pune 3-5 vite.

Aftësi të tjera:
· Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
· Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
· Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
· Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
· Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
· Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj;
· Të ketë leje drejtimi për automjet

Paga varion nga 100,000 -150,000 All neto ne varesi te experiences dhe intervistes finale.
Dergoni Cv-ne Tuaj ne : [B]info@vibtis.al[/B]
 


Apply
Back
Top