• Inxhinier Ndërtimi në Zbatim | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Progeen po kërkon për një individ të besueshëm, miqësor, të organizuar dhe të motivuar për të mbështetur ekipin tonë inxhinierik. Kandidati i suksesshëm duhet të ketë përvojë të mëparshme, dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup.

Përgjegjësitë:
  • Të planifikojë, organizojë, dhe zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivëve;
  • Të hartojë planet ditore, javore dhe mujore, dhe t’ i paraqesë ato për diskutim dhe aprovim;
  • Të kryejë kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur procesverbalet përkatëse dhe miratimin e proceseve në vazhdim;
  • Të zbatojë grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve si dhe të plotësojë çdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit;
  • Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve ditore në respektim të grafikut të punimeve;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe procesverbalet përkatëse midis palëve;
  • Të përgatisë situacionet mujore, librezat e masave, kostot e punimeve të realizuara nga grupet e punës së Shoqërisë dhe/ose të nën-kontraktorëve;
  • Të përgatisë progres raportet dhe t’i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të koordinojë, të mbikqyrë, dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet, të cilat vijnë në objekt të jenë sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standardet dhe të shoqëruara me certifikatat origjinale të cilësisë;
  • Të realizojë rakordime javore ose mujore me Departamentin e Financës për kostot, inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Të mbikqyrë kontrollin mujor fizik të inventareve për materialet.
Kualifikimet:
  • Të jetë diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet;
  • Të ketë aftësi të mira në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset e ndryshme të punimeve, për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj.
Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) brenda datës 07.05.2025.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top