• Inxhinier Mekanik | Tiranë

Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Inxhinier Mekanik

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë


Përgjegjësitë:
  • Drejton repartin mekanik dhe të saldimit;
  • Është përgjegjës për zbatimin e projekteve në lidhje me repartin mekanik;
  • Ndjek punimet e stafit që ka në varësi, si dhe kontrollon cilësinë e punimeve;
  • Është përgjegjës për kontrollin dhe mirëmbajtjen vinçave kullë;
  • Koordinonon punimet e stafit të përpunimit të duraluminit.


Kualifikimet:

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike
  • Eksperiencë pune mbi 3 vjet, e preferueshme në fushë të ngjashme;
  • Njohuri të mira të principeve të inxhinierisë mekanike;
  • Eksperiencë me AutoCAD ose me softuerë të tjerë projektimi;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndër-personale;
  • Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e një ekipi.
  • Mendim analitik dhe qasje pro aktive në zgjidhjen e problemeve.


Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top