Inxhinier Materialesh | Tiranë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Përmbledhja e rolit: Inxhinieri i Materialeve është përgjegjës për përzgjedhjen, kontrollin e cilësisë dhe menaxhimin e materialeve të përdorura në projekte ndërtimi, duke siguruar që ato të përmbushin kërkesat teknike, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe specifikimet e projektit. Roli kërkon bashkëpunim të ngushtë me ekipet e projektimit, zbatimit dhe furnizimit për të garantuar cilësi dhe efikasitet në përdorimin e burimeve.
Përgjegjësitë:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 19/09/2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

- Kërkimi dhe analizimi i materialeve të mundshme për projektet bazuar në faktorë të ndryshëm si kostoja, performanca, disponueshmëria dhe qëndrueshmëria.
- Merr dhe shqyrton dokumentacionin teknik të materialeve: certifikata cilësie, deklarata performance (DoP), skedë teknike (Data Sheets).
- Zhvillimi dhe zbatimi i planeve të testimit të materialeve për të vlerësuar konformitetin me standardet e përcaktuara.
- Mbikëqyr procesin e testimit laboratorik (fizik, kimik, mekanik) për materialet kryesore.
- Monitorimi i praktikave të magazinimit dhe trajtimit të materialit për të parandaluar dëmtimin ose përkeqësimin.
- Hetimi dhe adresimi i çdo problemi ose jo-konformiteti që lidhet me materialin të identifikuar gjatë ndërtimit dhe furnizimit.
- Përgatitja e dokumentacionit të miratimit të materialeve për klientin/supervizorin.
- Mbajtja e të dhënave të sakta të rezultateve të testimit të materialeve dhe inspektimeve.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin dhe cilësinë e materialeve.
- Përditësimi në lidhje me materialet dhe teknologjitë e reja të ndërtimit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Materialesh ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në sektorin e ndërtimit, preferohet në rolin e kontrollit të cilësisë së materialeve 3+.
- Njohuri mbi standardet dhe kodet përkatëse të materialeve.
- Aftësi shumë të mira teknike dhe analitike.
- Njohje e mirë e procedurave të testimit laboratorik dhe inspektimeve në terren.
- Përdorimi i programeve të MS Office, AutoCad etj.
- Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi.
- Njohuri të gjuhës angleze teknike (e preferuar).
- Leje drejtimi, tipi B.
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Apply