• Inxhinier Materialesh | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Përmbledhja e rolit
: Inxhinieri i Materialeve është përgjegjës për përzgjedhjen, kontrollin e cilësisë dhe menaxhimin e materialeve të përdorura në projekte ndërtimi, duke siguruar që ato të përmbushin kërkesat teknike, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe specifikimet e projektit. Roli kërkon bashkëpunim të ngushtë me ekipet e projektimit, zbatimit dhe furnizimit për të garantuar cilësi dhe efikasitet në përdorimin e burimeve.

Përgjegjësitë:
  • Kërkimi dhe analizimi i materialeve të mundshme për projektet bazuar në faktorë të ndryshëm si kostoja, performanca, disponueshmëria dhe qëndrueshmëria.
  • Merr dhe shqyrton dokumentacionin teknik të materialeve: certifikata cilësie, deklarata performance (DoP), skedë teknike (Data Sheets).
  • Zhvillimi dhe zbatimi i planeve të testimit të materialeve për të vlerësuar konformitetin me standardet e përcaktuara.
  • Mbikëqyr procesin e testimit laboratorik (fizik, kimik, mekanik) për materialet kryesore.
  • Monitorimi i praktikave të magazinimit dhe trajtimit të materialit për të parandaluar dëmtimin ose përkeqësimin.
  • Hetimi dhe adresimi i çdo problemi ose jo-konformiteti që lidhet me materialin të identifikuar gjatë ndërtimit dhe furnizimit.
  • Përgatitja e dokumentacionit të miratimit të materialeve për klientin/supervizorin.
  • Mbajtja e të dhënave të sakta të rezultateve të testimit të materialeve dhe inspektimeve.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin dhe cilësinë e materialeve.
  • Përditësimi në lidhje me materialet dhe teknologjitë e reja të ndërtimit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Materialesh ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në sektorin e ndërtimit, preferohet në rolin e kontrollit të cilësisë së materialeve 3+.
  • Njohuri mbi standardet dhe kodet përkatëse të materialeve.
  • Aftësi shumë të mira teknike dhe analitike.
  • Njohje e mirë e procedurave të testimit laboratorik dhe inspektimeve në terren.
  • Përdorimi i programeve të MS Office, AutoCad etj.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi.
  • Njohuri të gjuhës angleze teknike (e preferuar).
  • Leje drejtimi, tipi B.
Përfitimet:
  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 19/09/2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top