Inxhinier Kostoist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin:
INXHINIER KOSTOIST
Përshkrim i përgjithshëm
Inxhinier/e Kostoist do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave, analizave teknike dhe zërave të rinj të punës, analizat e çmimeve, përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Përgatit Situacionet mujore, librezat e masave, analizë të çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
- Realizon rakordimet mujore me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
- Përpilon dhe harton preventiva me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania apo që vijnë nga studiot e projektimit.
- Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Manaxherin e Projektit, Përgjegjësin Teknik dhe Inxhinierin e Kantierit.
- Raportimin e kostove të objekteve tek Manaxheri i Projektit, Drejtori i Departamentit të Menaxhimit dhe të Financës.
- Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.
- Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren zyrtare, në lidhje me çështjet e kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor.
- Kontrollon çmimet e dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Manaxheri i Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.
- Kontribuon në përgatitjen buxhetit mujor dhe Cash Flow të përcaktuar për objektin.
- Informohet për raportet mujore të inventarizimit të materialeve.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Përvojë pune mbi 5 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventim.
- Të zotrojë mirë Paketën Office.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.
- Të jetë i azhornuar me çmimet fiskale për objekte të ndryshme.
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 20.09.2019 në adresën email: hr@kodraediellit.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply