• Inxhinier Kostoist | Mane TCI

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni: Inxhinier Kostoist/ Preventivues
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palase

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Ai raporton direkt tek Projekt Menaxheri dhe Drejtori Teknik
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përgatitja e Situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nën-kontraktorëve.
  • Rakordim mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Përpilimin dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
  • Kontrollin e preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
  • Ndjekjen e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me PM, PT, IK.
  • Raportimi i kostos së objekteve tek Projekt Menaxheri, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës;
  • Përgatitjen e preventivave të paketave tenderuese;
  • Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
  • Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimore;

  • Kontroll te tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Projekt Menaxheri për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventiv;
  • Asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, cost raporteve dhe Cash Flow të punimeve;
  • Kontrolli mujor fizik i Inventarëve për materialet;
  • Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime të tjera:


  • Eksperiencë si inxhinier preventivues/kostoist mbi 3 vjet për ndërtime civile dhe industriale

  • I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhurnuar me çmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
  • Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese ne grup;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime



Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001413053/Inxhinier-Kostoist?source=CareerSite





Afati i dorëzimit: 18.08.2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top