• Inxhinier Kostoist | Durrës

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni i punës: Inxhinier Kostoist
Vendndodhja: Durrës

Përshkrimi i rolit: Progeen po kërkon një Inxhinier Kostoist, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objektit në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë.

Përgjegjësitë dhe Detyrat kryesore
  • Përgatit dhe përllogarit kostot e projektit duke përfshirë materialet, punën, paisjet dhe shpenzimet e tjera të lidhura me ndërtimin, në përputhje me specifikimet e kontratës, planin e zbatimit dhe preventivin e kontratës.
  • Monitoron dhe kontrollon buxhetin e projektit për të siguruar që punimet të mbeten brenda kufijve të parashikuar dhe raporton rregullisht mbi çdo devijim të mundshëm.
  • Vlerëson ndikimin e ndryshimeve në projekt (nëse ka) dhe përllogarit koston shtesë ose kursimin nga ndryshimet e mundshme, duke siguruar që ato të jenë të dokumentuara dhe të miratuara në përputhje me kërkesat kontraktuale.
  • Mbikëqyr analizën e çmimeve të materialeve, punës dhe shërbimeve të nevojshme për projektin, duke siguruar që të gjitha të jenë të përballueshme dhe në përputhje me tregun.
  • Harton raporte mujore mbi statusin e kostos dhe progresin e projektit, duke siguruar që të gjitha shpenzimet të mbeten të kontrolluara dhe të përshtatshme për buxhetin e caktuar.
  • Siguron që të gjitha aktivitetet dhe shpenzimet në kantier të realizohen brenda kufijve të buxhetit të miratuar dhe në përputhje me strategjitë e menaxhimit të kostove.
  • Vlerëson kostot e nënkontraktorëve dhe përgatit analizat e kostos për kontratat e nënkontraktorit, duke siguruar që të gjithë të respektojnë vlerën e projektit.
  • Vlerëson dhe identifikon rreziqet që mund të ndikojnë në kostot e projektit, duke përfshirë vonesat, dhe rritje të çmimeve të materialeve.
  • Menaxhon çdo shpenzim të paplanifikuar dhe siguron që çdo ndryshim të jetë tërësisht i dokumentuar dhe të marrë miratimin përkatës nga palët kontraktuese.
  • Vlerëson koston e mundshme të projekteve të ardhshme dhe zhvillon analiza kostoje për të ndihmuar në planifikimin dhe buxhetimin e tyre.
Kualifikimet dhe Aftësitë
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Eksperiencë pune 2-5 vjet;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë dhe punojë në grup;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Autocad, etj.
  • Komunikim i mirë dhe aftësi për punë në ekip;
  • Disponueshmëri për punë në zyrë kantieri.
Përfitimet:
  • Një ambient mikpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 23/03/2026.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top