Inxhinier Kontroll Cilësie (QA/QC) | Tiranë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Përmbledhja e rolit: Inxhinieri i Kontrollit të Cilësisë është përgjegjës për sigurimin që të gjitha punimet dhe materialet e projektit përmbushin specifikimet teknike, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat kontraktuale. Ky rol përfshin inspektimin, dokumentimin, raportimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të punës për të garantuar cilësi të qëndrueshme dhe përputhje me procedurat e miratuara.
Përgjegjësitë:
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Përfitimet:
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 17/09/2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

- Inspektimi dhe verifikimi i punimeve në kantier për përputhshmëri me planet dhe specifikimet teknike.
- Sigurohet që standardet specifike të cilësisë përmbushen vazhdimisht në të gjitha nivelet e projekteve të ndërtimit.
- Mbikëqyrja e testimeve laboratorike, analizimi i rezultateve dhe ndërmarrja e veprimeve korrigjuese kur është e nevojshme.
- Përgatitja e raporteve të inspektimit, testimit dhe të dhënave të cilësisë.
- Rishikon praktikat e kontraktorëve dhe metodologjitë e punës dhe jep rekomandime aty ku kërkohen veprime korrigjuese.
- Miratimi ose refuzimi i punimeve dhe materialeve që nuk përmbushin standardet.
- Mbajtja e regjistrave të plotë dhe të përditësuar të dokumentacionit të cilësisë.
- Ndihma në përgatitjen e Planit të Kontrollit të Cilësisë (QCP) dhe procedurave të inspektimit.
- Pjesëmarrja në inspektimet e përbashkëta me përfaqësuesin e klientit ose autoritetet mbikëqyrëse.
- Monitorimi i zbatimit të masave parandaluese dhe korrigjuese.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme si menaxher cilësie në projekte ndërtimi 3+.
- Njohuri të thelluara mbi standardet dhe kodet e ndërtimit.
- Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe procedurat e inspektimit/testimit.
- Përdorimi i mirë i programeve MS Office, AutoCad etj.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi të forta analitike.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Apply