• Inxhinier Kontroll Cilësie (QA/QC) | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Përmbledhja e rolit
: Inxhinieri i Kontrollit të Cilësisë është përgjegjës për sigurimin që të gjitha punimet dhe materialet e projektit përmbushin specifikimet teknike, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat kontraktuale. Ky rol përfshin inspektimin, dokumentimin, raportimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të punës për të garantuar cilësi të qëndrueshme dhe përputhje me procedurat e miratuara.
Përgjegjësitë:
  • Inspektimi dhe verifikimi i punimeve në kantier për përputhshmëri me planet dhe specifikimet teknike.
  • Sigurohet që standardet specifike të cilësisë përmbushen vazhdimisht në të gjitha nivelet e projekteve të ndërtimit.
  • Mbikëqyrja e testimeve laboratorike, analizimi i rezultateve dhe ndërmarrja e veprimeve korrigjuese kur është e nevojshme.
  • Përgatitja e raporteve të inspektimit, testimit dhe të dhënave të cilësisë.
  • Rishikon praktikat e kontraktorëve dhe metodologjitë e punës dhe jep rekomandime aty ku kërkohen veprime korrigjuese.
  • Miratimi ose refuzimi i punimeve dhe materialeve që nuk përmbushin standardet.
  • Mbajtja e regjistrave të plotë dhe të përditësuar të dokumentacionit të cilësisë.
  • Ndihma në përgatitjen e Planit të Kontrollit të Cilësisë (QCP) dhe procedurave të inspektimit.
  • Pjesëmarrja në inspektimet e përbashkëta me përfaqësuesin e klientit ose autoritetet mbikëqyrëse.
  • Monitorimi i zbatimit të masave parandaluese dhe korrigjuese.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme si menaxher cilësie në projekte ndërtimi 3+.
  • Njohuri të thelluara mbi standardet dhe kodet e ndërtimit.
  • Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe procedurat e inspektimit/testimit.
  • Përdorimi i mirë i programeve MS Office, AutoCad etj.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi të forta analitike.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Përfitimet:
  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 17/09/2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top