Inxhinier HSE Palase | Mane TCI
- Himare
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Inxhinier HSE
Departamenti: HSE & QA
Vendndodhja: Palasë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri HSE është përgjegjës për ndjekjen, monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve për stafin e kantierit. Inxhinieri koordinon të gjithë punonjësit e kompanisë, si dhe kontraktorët e personat përgjegjës të tyre, sigurohet që kompanitë i përmbushin kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.
Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën recruitment@manetci.al me subjekt MTCI_HSE Engineer brenda dates 24 Gusht 2022.
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Të sigurohet që stafi i kantierit dhe kontraktorët të cilët punojnë në projekt, të përmbushin kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik;
- Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë;
- Të zbatojë procedurat e Kompanisë për HSE, si dhe të ndikojë në përmirësimin e tyre në kuadër të zhvillimit të kompanisë dhe stafit;
- Të inspektojë, të kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
- Të kryejë trajnimin e stafit të ri, si dhe të asistojë në trajnimet e kantierit lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
- Të kryejë DVR për çdo kantier së bashku me grupin e ngarkuar nga kantieri, të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e DVR dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
- Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Të asistojë në mbledhjet periodike të këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në kantier dhe zyrë;
- Të inspektojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
- Të ndihmojë në hartimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit;
- Të ndihmojë në hartimin e Planit Operativ të Sigurisë;
- Asiston stafin e kantierit mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;
- Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në kantier;
- Të bashkërendojë me drejtuesit e kantiereve për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikëqyret prej tyre;
- Të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
- Detyra të tjera që i ngarkohen.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin;
- Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë dhe shëndetin;
- Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit të sigurisë së akredituar nga institucionet shtetërore;
- Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personale;
- Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).

Apply