• Inxhinier Gjeodet Junior

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni: Inxhinier Gjeodet Junior
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Farke, Tirane

Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punimeve top gjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike, rrjetë mbështetëse si dhe përpunime volumesh.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Suporton Inxhinierin Gjeodet në rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme;
  • Kontrollon dhe siguron mirëmbajtjen e paisjeve topografike;
  • Ndihmon inxhinierin gjeodet për Kuota dhe nivelime të ndryshme;
  • Azhornon dhe kontrollon pikat e bazamentit për dëmtime të ndryshme;
  • Ndihmon në punime dhe kërkesa të ndryshme në kantier;
  • Njohja e proceseve të ndërtimit për punimet gjeodezike;
  • Asiston piketimin dhe vendos me përgjegjësi piketat;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri, dega Gjeodezi.

Kualifikime të tjera:


  • Te ketë eksperiencë në këtë pozicion apo industri të njëjtë;
  • Preferohen kualifikime specifike për pozicionin;
  • Vendim marres dhe me personalitet te forte;
  • Aftesi per te punuar ne skuader dhe per te gjetur zgjidhje;
  • Aftesi te mira komunikative dhe nderpersonale;
  • Njohje shume e mire e standarteve te sigurise dhe shendetit ne pune;
  • Njohuri shume e mire ne perdorimin e programeve kompjuterike (Acad Civil 3D, Gis, Metashape, etj; )
  • I aftë të ndërveprojë me departamente të tjera brenda shoqërisë ose grupit;
  • I aftë të ndërveprojë me partnerë dhe palë të treta.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:
https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...37/Junior-Geodesic-Engineer?source=CareerSite




Afati i dorëzimit: 30.06.2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top