• Inxhinier Gjeodet Junior | Balfin Construction

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Topografi | Gjeodezi
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.




Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group
, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme net rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.



Pozicioni: Inxhinier Gjeodet Junior

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Green Coast, Palasë



Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punimeve top gjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike, rrjetë mbështetëse si dhe përpunime volumesh.



Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontrollon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike;
  • Rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme;
  • Ndihmon Inxhinierin Gjeodet në ndjekjen e punimeve të ndërtimit nga afër duke dhënë kuotat e kërkuara nga projekti;
  • Realizon azhurnime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute;
  • Azhornon dhe kontrollon pikat e bazamentit për demtime të ndryshme;
  • Njohja e proceseve të ndërtimit për punimet gjeodezike;
  • Asiston piketimin dhe vendos me përgjegjësi piketat;
  • Kontrollon dhe siguron mirëmbajtjen e paisjeve topografike;


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, dega Gjeodezi.


Kualifikime të tjera:

  • Eksperienca përbën avantazh në këtë pozicion;
  • Diplome në inxhinieri, preferohen kualifikime specifike për pozicionin;
  • Eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
  • Vendimmarrës dhe me personalitet të fortë;
  • Njohje shume e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (AutoCad Civil 3D,CAD, Metashape, EXCEL);
  • Të punojë me Total Station & GPS;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Natyrë energjike dhe me iniciativë;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit të urbanistikës;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi për të punuar në skuadër.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecr...33/Junior-Geodetic-Engineer?source=CareerSite

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.


Afati i dorëzimit: 05.07.2024

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top