• Inxhinier Elektrik Senior – Projektim dhe Menaxhim Implementimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
PC Store Albania po kerkon një Inxhinier Elektrik Senior me minimumi 5 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike dhe menaxhimin e implementimeve në terren. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për hartimin e projekteve elektrike, koordinimin e ekipeve të punës dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre sipas standardeve teknike dhe afateve të përcaktuara.

Përgjegjësitë Kryesore​

  • Hartimi dhe projektimi i instalimeve dhe sistemeve elektrike për objekte industriale, projekte shteterore.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik, skemave elektrike dhe specifikimeve përkatëse.
  • Drejtimi dhe koordinimi i ekipeve të implementimit në terren.
  • Mbikëqyrja e punimeve për të garantuar përputhshmërinë me projektin, standardet dhe rregulloret në fuqi.
  • Organizimi dhe ndjekja e afateve të realizimit të projekteve.
  • Bashkëpunimi me departamente të tjera teknike, kontraktorë dhe klientë.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë fazës së implementimit.
  • Sigurimi i respektimit të procedurave të sigurisë dhe cilësisë në punë.

Kualifikimet dhe Kërkesat​

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në projektim dhe menaxhim të implementimeve elektrike.
  • Njohuri të avancuara në programe projektimi si AutoCAD, EPLAN ose programe të ngjashme.
  • Eksperiencë në drejtimin dhe koordinimin e ekipeve teknike në terren.
  • Njohuri të standardeve dhe legjislacionit për instalimet elektrike.
  • Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe drejtuese.
  • Patentë drejtimi e kategorisë B përbën avantazh.
APLIKONI: 068 555 6791
 


WhatsApp
Back
Top