Inxhinier Elektrik Senior – Projektim dhe Menaxhim Implementimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PC Store Albania po kerkon një Inxhinier Elektrik Senior me minimumi 5 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike dhe menaxhimin e implementimeve në terren. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për hartimin e projekteve elektrike, koordinimin e ekipeve të punës dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre sipas standardeve teknike dhe afateve të përcaktuara.
Përgjegjësitë Kryesore
- Hartimi dhe projektimi i instalimeve dhe sistemeve elektrike për objekte industriale, projekte shteterore.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik, skemave elektrike dhe specifikimeve përkatëse.
- Drejtimi dhe koordinimi i ekipeve të implementimit në terren.
- Mbikëqyrja e punimeve për të garantuar përputhshmërinë me projektin, standardet dhe rregulloret në fuqi.
- Organizimi dhe ndjekja e afateve të realizimit të projekteve.
- Bashkëpunimi me departamente të tjera teknike, kontraktorë dhe klientë.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë fazës së implementimit.
- Sigurimi i respektimit të procedurave të sigurisë dhe cilësisë në punë.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në projektim dhe menaxhim të implementimeve elektrike.
- Njohuri të avancuara në programe projektimi si AutoCAD, EPLAN ose programe të ngjashme.
- Eksperiencë në drejtimin dhe koordinimin e ekipeve teknike në terren.
- Njohuri të standardeve dhe legjislacionit për instalimet elektrike.
- Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe drejtuese.
- Patentë drejtimi e kategorisë B përbën avantazh.