Inxhinier Elektrik në Zbatim | Tiranë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Roli: Inxhinier Elektrik në Zbatim
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Elektrik do të ketë përgjegjësi për zbatimin e sistemeve elektrike për projektet tona të ndërtimit. Kandidati duhet të ketë ekspertizë në parimet e inxhinierisë elektrike dhe aftësinë për të zbatuar dhe mirëmbajtur sisteme elektrike në kantiere të ndryshme të shoqërisë. Inxhinieri Elektrik do të bashkëpunojë me menaxherët e projektit, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar plotësimin e kërkesave të projektit.
Përgjegjësitë:
Kualifikimet dhe Aftësitë kryesore:
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 31/10/2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

- Zbatimi i sistemeve elektrike për projekte ndërtimi, duke përfshirë shpërndarjen e energjisë dhe sistemet e ndriçimit;
- Analiza dhe interpretimi i specifikimeve të projektit, vizatimeve dhe normativave të ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë me standardet dhe rregulloret në fuqi;
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të lidhur me sistemet elektrike, duke përfshirë Librin e Masave, specifikimet e projektit, vizatimet dhe manualet e mirëmbajtjes;
- Përgatitja e raporteve ditore, javore dhe mujore për ecurinë e punimeve elektrike në varësi të proceseve të punës;
- Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktiviteteve në kantieret e ndërtimit lidhur me punimet elektrike, duke siguruar kontrollin e cilësisë dhe përputhshmërinë me protokollet e sigurisë;
- Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar ekzekutimin e suksesshëm të projektit;
- Koordinimi me nën-kontraktorët për të siguruar dorëzimin në kohë të materialeve dhe përputhshmërinë me kalendarin e projektit.
Kualifikimet dhe Aftësitë kryesore:
- Diplomë në Inxhinieri Elektrike;
- Eksperiencë pune 2-3 vjet;
- Njohuri në praktika të inxhinierisë elektrike, duke përfshirë projektimin dhe zbatimin e sistemeve elektrike;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese në grup;
- Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe menaxhuar disa projekte njëkohësisht;
- Njohuri të mira në përdorimin e softuerit të projektimit (CAD).
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Apply