• Inxhinier/e Ndërtimi ne projekte infrastrukturore.

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi ne projekte infrastrukturore.

Detyrat​

  • Menaxhimi dhe ndjekja e punimeve në kantier
  • Hartimi dhe kontrolli i dokumentacionit teknik (preventiva, situacione, grafike punimesh)
  • Koordinimi me projektues, supervizorë dhe investitorë
  • Zbatimi i standardeve teknike dhe rregullave të sigurisë në punë
  • Raportim periodik mbi ecurinë e projektit
  • Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
  • Raporton tek Kryeinxhinieri

Kualifikimet​

  1. Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  2. Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.
  4. Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
  5. Eksperience ne:
  • Sisteme kanalizimesh (ujëra të zeza dhe të bardha)
  • Rrjete furnizimi me ujë
  • Rrugë urbane dhe infrastrukturë shoqëruese

Shënime​

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.com.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com.
 


Apply WhatsApp
Back
Top