• INXHINIER AUTOMATIZIMI INDUSTRIAL

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Eksperienca
vetem me eksperience
VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional.

Aktualisht ne po kërkojmë për:

  • INXHINIER AUTOMATIZIMI INDUSTRIAL

PËRSHKRIMI I ROLIT:
Kandidati do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të automatizimit dhe kontrollit në projekte industriale. Pozicioni përfshin punë në zyrë dhe angazhim në terren gjatë fazave të instalimit dhe komisionimit.

PËRGJEGJËSITË:

  • Programimi i PLC-ve dhe konfigurimi i sistemeve SCADA/HMI,
  • Hartimi i dokumentacionit teknik (I/O list, përshkrime funksionale, skema elektrike),
  • Përzgjedhja dhe integrimi i instrumenteve matëse,
  • Mbikëqyrja e punimeve në terren gjatë instalimit dhe komisionimit,
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve në sisteme ekzistuese,
  • Bashkëpunimi me ekipet elektrike dhe mekanike.
KËRKESA:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Automatizimi, Elektrike ose fusha të ngjashme,
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në automatizim industrial,
  • Njohuri në PLC/SCADA (Siemens, Schneider ose të ngjashme),
  • Njohuri bazë mbi protokollet industriale,
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze,
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve,
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet,
  • Komunikim i qartë dhe professional.
SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

📧 info@vibtis.al ose në nr. cel 📞 069 40 200 38

Faleminderit,

Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
📧
info@vibtis.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top