• INXHINIER AUTOMATIZIMI INDUSTRIAL

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
  3. Inxh. Industriale
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit.

Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional. Çdo punonjës vlerësohet dhe promovohet në bazë të rezultateve.

Aktualisht ne po kërkojmë për profesionistë me eksperiencë në pozicionin:


  • INXHINIER AUTOMATIZIMI INDUSTRIAL

PËRSHKRIMI I ROLIT:
Kandidati do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të automatizimit dhe kontrollit në projekte industriale. Pozicioni përfshin punë në zyrë dhe angazhim në terren gjatë fazave të instalimit dhe komisionimit.


PËRGJEGJËSITË:

  • Programimi i PLC-ve dhe konfigurimi i sistemeve SCADA/HMI,
  • Hartimi i dokumentacionit teknik (I/O list, përshkrime funksionale, skema elektrike),
  • Përzgjedhja dhe integrimi i instrumenteve matëse,
  • Mbikëqyrja e punimeve në terren gjatë instalimit dhe komisionimit,
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve në sisteme ekzistuese,
  • Bashkëpunimi me ekipet elektrike dhe mekanike.

KËRKESAT:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Automatizimi, Elektrike ose fusha të ngjashme,
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në automatizim industrial,
  • Njohuri në PLC/SCADA (Siemens, Schneider ose të ngjashme),
  • Njohuri bazë mbi protokollet industriale,
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze,
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve,
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet,
  • Komunikim i qartë dhe professional.

SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:



📧 info@vibtis.al ose në nr. cel 📞 069 40 200 38


Faleminderit,

Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
📧
info@vibtis.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top