HR Studio është në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm për një hotel prestigjioz
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent udhetimi/Turistik
- Hostes | Prezantuese | PR
- Hoteleri
- Menaxhim Biznesi
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Eksperienca
- vetem me eksperience
HR Studio është në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm për një hotel prestigjioz.
Nëse keni eksperiencë në menaxhimin e strukturave hoteliere dhe aftësi të forta drejtuese, kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e një prej strukturave më serioze në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.
Vendndodhja e punës:
+355 69 45 04 920
Nëse keni eksperiencë në menaxhimin e strukturave hoteliere dhe aftësi të forta drejtuese, kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e një prej strukturave më serioze në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.
- 6 muaj gjatë sezonit turistik në Spille
- 6 muaj në Tiranë
Detyrat kryesore:
- Drejtimi dhe koordinimi i të gjitha operacioneve të hotelit.
- Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit dhe eksperiencës së klientit.
- Menaxhimi, motivimi dhe zhvillimi i stafit të hotelit.
- Hartimi dhe monitorimi i objektivave operative dhe financiare.
- Mbikëqyrja e proceseve të rezervimeve, akomodimit, restorantit dhe shërbimeve të tjera të hotelit.
- Menaxhimi i buxheteve, kostove operative dhe performancës financiare.
- Zbatimi i procedurave, politikave dhe standardeve të cilësisë.
- Bashkëpunimi me departamentet e marketingut, shitjeve dhe financës për rritjen e performancës së biznesit.
- Përgatitja e raporteve periodike për menaxhmentin dhe pronësinë.
- Zgjidhja e situatave operacionale dhe garantimi i funksionimit efikas të strukturës.
Kualifikimet te kërkuara:
- Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Turizëm, Hoteleri ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese në sektorin e hotelerisë.
- Njohuri të mira mbi operacionet hoteliere, menaxhimin e stafit dhe kontrollin financiar.
- Aftësi të shkëlqyera lidershipi, organizimi dhe vendimmarrjeje.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
- Aftësi të forta komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
- Njohuri në përdorimin e sistemeve hoteliere dhe paketës Microsoft Office.
Ofrohet:
- Pozicion drejtues në një hotel prestigjioz.
- Paketë pagese shumë konkurruese.
- Mundësi reale zhvillimi profesional dhe karriere.
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mbështetje e vazhdueshme nga menaxhmenti dhe ekipet operacionale.
Apply WhatsApp