HR Studio është në kërkim të një Kimiste / Laborante
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
- Laborant/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
HR Studio është në kërkim të një Kimiste / Laborante
Kërkojmë një profesioniste të përkushtuar për menaxhimin dhe kontrollin e proceseve laboratorike, analizimin e materialeve dhe garantimin e përmbushjes së standardeve teknike dhe cilësore.Detyrat kryesore:
- Kryerja e analizave dhe testeve laboratorike sipas standardeve dhe procedurave të përcaktuara.
- Kontrolli i cilësisë së lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare.
- Përgatitja dhe dokumentimi i raporteve laboratorike dhe teknike.
- Monitorimi i parametrave të prodhimit dhe evidentimi i çdo devijimi nga standardet.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për përmirësimin e proceseve dhe garantimin e cilësisë.
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të punës në laborator.
- Mirëmbajtja dhe përdorimi korrekt i pajisjeve laboratorike.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Kimi, Inxhinieri Ndërtimi, Teknologji Materialesh ose fusha të ngjashme.
- Eksperienca e mëparshme në laborator ose në kontrollin e cilësisë përbën avantazh.
- Njohuri mbi standardet dhe procedurat laboratorike.
- Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Njohuri bazë të paketës Microsoft Office.
Ofrohet:
- Kontratë e rregullt pune dhe kushte të mira pune.
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
- Trajnime dhe mbështetje për rritje profesionale.
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
Apply WhatsApp