• Hospitality Marketing Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania, në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon në fushën e Real Estate po rekruton: Hospitality Marketing Manager.

Detyrat dhe pergjegjesite:


  • Harton dhe zbaton strategjinë vjetore të marketingut, buxhetet dhe planet e aktiviteteve në përputhje me objektivat e hotelit.
  • Siguron që të gjitha fushatat pasqyrojnë identitetin dhe vlerat e markës, duke monitoruar tregun dhe konkurrentët.
  • Menaxhon praninë online të hotelit (faqe web, SEO, rrjete sociale, reklama digjitale dhe reputacion online).
  • Bashkëpunon me ekipin e shitjeve për krijimin e ofertave, fushatave promovuese dhe partneriteteve strategjike.
  • Ndërton marrëdhënie me media, influencues dhe partnerë të sektorit të turizmit e luksit.
  • Mbikëqyr krijimin e materialeve promovuese dhe përmbajtjeve vizuale në përputhje me standardet e markës.
  • Analizon performancën e fushatave dhe përgatit raporte mujore për drejtuesit, duke propozuar përmirësime.
  • Drejton ekipin e marketingut, përfshirë rekrutimin, trajnimin dhe bashkëpunimin me agjenci të jashtme.

Aftesite dhe kerkesat:

  • 3–5+ vite eksperience ne fushen e mikpritjes ose marketingut te luksit
  • Njohuri te mira ne mjetet e marketingut digjital dhe ne trendet e industrise se mikpritjes (Canva ose platforma te ngjashme)
  • Njohuri te mira ne paketën Microsoft Office
  • Krijueshmeri e kombinuar me te menduar analitik
  • Aftesi shume te mira komunikimi, shkrimi dhe rrëfimi (storytelling)
  • Aftesi per te bashkepunuar me departamentet e shitjeve, menaxhimit te te ardhurave dhe F&B
  • Aftesi te forta ne ndertimin e rrjeteve profesionale (media, influencues, kliente korporate)
  • Diplome Bachelor ne Marketing, Biznes ose Menaxhim Mikpritjeje
  • Aftesi te mira ne platformat digjitale (Google Analytics, Meta Business Suite, CMS)
  • Aftesi ne shkrimin e artikujve, blogjeve dhe teksteve promocionale
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (gjuhë te tjera perbejne avantazh ne varesi te tregut)
  • Kerkohet disponibilitet 3 muajt e sezonit verore ne Palase.


Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, dërgoni CV-në tuaj përmes linkut të mëposhtëm: https://eppc.al/apply/

Do të kontaktoheni vetëm nëse CV-ja juaj përzgjidhet.
CV-ja juaj është e sigurt me ne dhe do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top