• Himare, kerkohen Arkitekt Kantieri

Himare
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxhinieri
  3. Inxh. Ndertimi
Millennium Group po zgjeron ekipin e saj teknik për projektet në zhvillim në Jalë dhe është në kërkim të një Arkitekti Kantieri, i cili do të ndjekë zbatimin e projekteve në terren dhe do të koordinojë punën ndërmjet ekipeve teknike.

Detyrat dhe Përgjegjësitë​

  • Mbikëqyr zbatimin e punimeve sipas projektit arkitektonik.
  • Koordinon punën me inxhinierët, kontraktorët dhe ekipet e kantierit.
  • Verifikon përputhshmërinë e punimeve me projektet dhe specifikimet teknike.
  • Evidenton dhe propozon zgjidhje për problematikat që lindin gjatë zbatimit.
  • Kryen matje dhe kontrolle periodike në terren.
  • Përgatit raportime mbi ecurinë e punimeve.
  • Bashkëpunon me ekipin e projektimit për ndryshime ose detaje teknike gjatë zbatimit.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • Eksperiencë në ndjekjen e punimeve në kantier përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe Microsoft Office.
  • Njohja e Revit dhe programeve të tjera të projektimit përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
  • Patentë e kategorisë B.

Çfarë Ofrojmë​

  • Punësim në një nga kompanitë lider në sektorin e ndërtimit.
  • Përfshirje në projekte prestigjioze dhe afatgjata.
  • Ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
  • Paketë konkurruese sipas eksperiencës.
  • Akomodim në Jalë.
📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: [B]recruiting@millenniumgroup.al[/B]

Ju lutemi specifikoni pozicionin "Arkitekt Kantieri" në subjektin e email-it.
 


Apply WhatsApp
Back
Top