Himare, kerkohen Arkitekt Kantieri
- Himare
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
Millennium Group po zgjeron ekipin e saj teknik për projektet në zhvillim në Jalë dhe është në kërkim të një Arkitekti Kantieri, i cili do të ndjekë zbatimin e projekteve në terren dhe do të koordinojë punën ndërmjet ekipeve teknike.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: [B]recruiting@millenniumgroup.al[/B]
Ju lutemi specifikoni pozicionin "Arkitekt Kantieri" në subjektin e email-it.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Mbikëqyr zbatimin e punimeve sipas projektit arkitektonik.
- Koordinon punën me inxhinierët, kontraktorët dhe ekipet e kantierit.
- Verifikon përputhshmërinë e punimeve me projektet dhe specifikimet teknike.
- Evidenton dhe propozon zgjidhje për problematikat që lindin gjatë zbatimit.
- Kryen matje dhe kontrolle periodike në terren.
- Përgatit raportime mbi ecurinë e punimeve.
- Bashkëpunon me ekipin e projektimit për ndryshime ose detaje teknike gjatë zbatimit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Eksperiencë në ndjekjen e punimeve në kantier përbën avantazh.
- Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Njohja e Revit dhe programeve të tjera të projektimit përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
- Patentë e kategorisë B.
Çfarë Ofrojmë
- Punësim në një nga kompanitë lider në sektorin e ndërtimit.
- Përfshirje në projekte prestigjioze dhe afatgjata.
- Ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
- Paketë konkurruese sipas eksperiencës.
- Akomodim në Jalë.
Ju lutemi specifikoni pozicionin "Arkitekt Kantieri" në subjektin e email-it.
Apply WhatsApp